• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Rama inkurajon konfliktin në Kosovë, puthador i shpifur i Beogradit

1 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish sot për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç se është kërcënim për stabilitetin në rajon.

Berisha gjithashtu e akuzon kryeministrin Edi Rama si tradhtar, pasi sipas tij, ai heshti për 24 orë dhe se në deklaratat e tij inkurajon konfliktet në Kosovë.

Postimi i Berishës

“Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Te dashur miq, situata konfliktuale ne Veri te Kosoves e krijuar nga Putini i Vogel i Beogradit, Aleksander Vuçiç, i cili kercenoi me pergjigje vdeksore dhe konflikt qeverine e Kosoves dhe NATO-n, ne rast se do te zbatoheshin marreveshjet e reciprocitetit per targat dhe leternjoftimet serbe ne Kosove. Pas ketyre deklaratave, dje pasdite dhe ne darke ne Veriun e Kosoves banda serbesh u rane sirenave te luftes, bllokuan rruget me barrikada dhe shkrehen bresheri armesh mbi Policine e Kosoves.

Kjo gjendje konflikutaliteti u perball me nje reagim te fuqishem nderkombetar, ne rradhe te pare te NATO-s, e cila ka ne mbrojtje direkte Kosoven dhe, nepermjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme te nderhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosoves.

Po keshtu reagoi Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian me perfaqesuesin e larte te Politikes se Jashtme dhe Sigurise, Jozef Borrel, i cili kerkoi heqjen e menjehershme te barrikadave te vendosura ne rruget e komunave te Kosoves se Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç. Gjithashtu reagoi Ambasada e SHBA-se ne Prishtine, cila e vleresoi te ligjshme vendimet e qeverise se Kosoves per reciprocitetin per leternjoftimet dhe targat e leshuara ne Serbi por kerkoi shtyrjen me nje muaj te zbatimit te tyre, kerkese te cilen qeveria e Kosoves e pranoi.

Reaguan te gjitha forcat politike shqiptare kudo qe jane ne mbeshtetje te Qeverise se Kosoves.

Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit, Edi Rama.

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij.

Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbeshtetur plotesisht qeverine e Kosoves, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA denoj me forcen me te madhe provokacionet e uleta te serbomadhit Vuçiç dhe qendrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhetarit te kombit shqiptar Edi Rama. sb” thsa ai.

Paraardhëse

‘Ose në Ballkanin e Hapur, ose në luftë’: Mediat serbe vlerësojnë qëndrimin e Ramës

Pasardhëse

Hiqen të gjitha barrierat e serbëve në veri të Kosovës

Pasardhëse

Hiqen të gjitha barrierat e serbëve në veri të Kosovës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.