• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha prezanton programin për kulturën: Do të ketë një status për çdo artist

3 April, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa prezantoi programin e PD-së për artin dhe kulturën, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, ai do t’i rikthejë dinjitetin artit dhe kulturës.

Berisha tha se do të ketë një status për çdo artist në Shqipëri, në mënyrë që ata të kenë vendin e merituar në shoqëri.

“A e di se sot nuk ka artistë që s’kanë të sigurt pensionin, se nuk i kanë paguar sigurimet shoqërore etj etj. Merr fund, do ketë një status për artistët edhe për shkrimtarët në Shqipëri. Do bëhet gjithçka që roli i tyre në shoqëri të jetë një rol i merituar”, tha kreu i PD.

Berisha: Arti skenik dhe kinemaja. Ne angazhohemi të ndërtojmë Teatrin kombëtar siç ishte, aty ku ishte.Ne paralajmërojmë sipërmarrësin që në kundërshtim me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbaton një marrëveshje të bërë me kryemafiozë. Ajo tokë është tokë e Teatrit Kombëtar.

Sado kate që të ngresh ti aty, ato do bëhen të paqena sepse aty do ndërtohet teatri siç ishte. Centimetër për centimetër,

Ndaj dhe ke ndarë para me Edi Ramën apo Erion Veliajn, është puna jote. Po truallin e teatrit nuk do ta gëzosh. Je i nderuar, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria angazhohet të mbështesë diversitetin kulturor të minorancave. Ato janë një pasuri kombëtare.
Do të sponsorizojë Albfilmin, filmin shqiptar dhe bashkëpunimin e tij ndërkombëtar.

Ne konsiderojmë dimensionin e kulturës si ndër më kryesorët për integrimin e Shqipërisë në BE. Kultura është ID evropiane e kombit tonë ndaj dhe ne me këtë dimension do përqasemi drejt Europës me dinjitet.

Institucionet e tjera kulturore, instituti i monumenteve të kulturës, do të mbështetet fuqimisht. Kornizat ligjore do ndryshojnë.

Pra, në një hark kohor të shkurtër ne do bëjmë gjithçka për transformimin ligjor, institucional, financiar të situatës dramatike në të cilën është kultura shqiptare.

Statusi i artistit. A e dini ju se sot ka artistë që nuk e kanë të sigurt pensionin se nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore? Merr fund. Do ketë një status për artistin dhe shkrimtarin dhe do bëhet gjithçka që roli i tyre në shoqëri të jetë një rol i merituar.

Kjo ishin disa nga çështjet kryesore që desha sot të paraqes para shqiptarëve dhe të garantoj botën e artit dhe kulturës se qeveria e ardhshme do jetë një mbështetje e fuqishme e tyre.
Do i kthejë artit dhe kulturës, dinjitetin, shpresën dhe perspektivën.

Paraardhëse

Presidenti Begaj në Sofje për forumin “Aqaba Process Balkans III” mbi sigurinë në rajon

Pasardhëse

Berisha: Do të negocioj me Trumpin për tarifat, pas 11 Majit

Pasardhëse

Berisha: Do të negocioj me Trumpin për tarifat, pas 11 Majit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.