• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Berisha po të donte e rrëzonte Bashën për 5 minuta

23 April, 2018
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me statutin e ri.

Ai shkruan se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.

“Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha.

Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!” shkruan Gjekmarkaj në analizën për Panorama.

Më tej ai tregon se si Berisha mund ta ndalte këtë situatë të krijuar nga Basha në selinë blu.

“Sali Berisha mund ta ndalte këtë llakërdi, por nuk desh. Sali Berisha mund të shkonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe t’u mbante një fjalim siç di ai kur do të realizojë diçka, por nuk e bëri. Ndenji në zyrë se me gjasë ashtu ka rënë dakord me Bashën. Sali Berisha ka bërë marrëveshje me Bashën. Arsyet do t’i kuptojmë me kalimin e kohës. Sali Berisha nuk është opozitari etik i Bashës, përkundrazi është mbështetësi i tij kryesor. Fabula se Basha është Kryetar i PD-së dhe Berisha Kryetar i Bashës, duket intriguese sa ajo tjetra që Basha e shantazhon Berishën”, nënvizon Gjekmarkaj.

Ndërkohë, analisti shkruan edhe mbi fatin që e pret këtë forcë politike.

“Kjo është pyetje e vështirë. Edhe është, edhe nuk është sepse zor me e nda se çfarë është pritja…është apo nuk është opozite?!

Duhet të heqim dorë nga këshillat sesi Basha duhet të bëhet i mirë për ta rrëzuar Ramën e keq. Ndoshta Lulin kjo këshillë e brengos e i thyen zemrën për momentin.

Rama nuk pranoi të bënte zgjedhje pasi fitoi, ndërsa Basha sanksionon postin e përjetshëm pasi humbi. “Opozita e re” gjeti mbretin e saj. “Le ta gëzojë Baftjari se është djalë për së mbari”, thuhet në një këngë tallave shumë të përhapur kohët e fundit”, mbyll shkrimin Gjekmarkaj.

Paraardhëse

Kokainë në lokal, arrestohet menaxheri në Tiranë

Pasardhëse

Erdogani nderohet si “Qytetar Nderi” në Serbi

Pasardhëse

Erdogani nderohet si "Qytetar Nderi" në Serbi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.