Drama për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ende vazhdon. Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon takime elektorale, në këtë rast në Kukës. ai është shprehur se asnjë parti opozitare në Europë nuk ka përjetuar atë që po përjeton PD-ja që nga shtetori deri më sot.
“Ju përshëndes dhe ju shpreh ju demokratë të Kukësit, mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i keni dhënë PD për qendrimin tuaj të pagabueshëm ndaj interesit kombëtar, për atdhetarinë tuaj të palëkundur dhe tu garantoj se mblidhemi sot në këtë sallë më të fuqishëm se kurrë ndonjëherë më parë pasi për muaj të tërë së bashku udhëtuam në një rrugë plot vështirësi, plot pengesa por bëmë gjithçka para së gjithash dhe mbi të gjitha që të ishim opozitë e vërtetë e këtij vendi.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post