• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha paralajmëron Ramën: Kape peng një njeri, mos luaj me fatet e pluralizmit

29 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që mos të luaj me fatet e pluralizmit. Mes të tjerash ai theksoi se Basha është marrë peng nga kryeministri Rama.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të zeza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë peng kryetarin, t’i fusë thikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetëra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.

Ju ftoj ju të dashur miq, që të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët, me të gjithë ata që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë se çfarë po bëjmë. Po kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Më thoshte një studente dje; unë isha kandidate për Këshill Kombëtar. Unë mendoj se fitova, por nuk isha në listë. Shkova kërkova të drejtën time për të numëruar votat. Dhe më thanë; nuk ndodh ajo. Më thanë; ka përfunduar ky proces. Më tha; çfarë ti them unë Edi Ramës, kur kryetari im nuk më le që të numëroj votën. Do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj, këshilltarë, kryetar bashkie, deputetët tuaj. Këtë e kërkon maturia e demokracisë në 30 vite. Kjo është praktikë më e suksesshmja. Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabis pushtetin e forumeve që keni votuar. Nëse ai e bën këtë, nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Do të ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin. Ndërsa sot kërkojmë të përmbysim narkoshtetin. Çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, nga sanksionimin e vetes tonë. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësisht se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Por të firmosin për të respektuar veten e tyre. Me këtë rast.”, tha Berisha.

Paraardhëse

Zbardhet takimi i Monika Kryemadhit me delegacionin e OSBE-ODHIR

Pasardhëse

Synon të marrë postin e kryetares së PD? Evi Kokalari plas “bombën” dhe flet për dosjen e Bashës në Amerikë

Pasardhëse

Synon të marrë postin e kryetares së PD? Evi Kokalari plas “bombën” dhe flet për dosjen e Bashës në Amerikë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.