• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Opozitaret dhe opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit

11 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, duke prezantuar kandidatin Emri Vata.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozitaret dhe opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit.

Berisha: Unë sot, e shfrytëzoj këtë rast për tu përulur me nderimin më të thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij dhjetëvjeçari.

Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq.

Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar.

Opozitaret dhe opozitarët gjithashtu u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga Atdhe, nga një tokë e bekuar nga Zoti, u shndërrua në një vend të cilin 83% e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje e rëndë, pamja e dhimbshme që përjeton fëmija, kur sheh nënën e vet që keqtrajtohet.

Pra, opozitaret dhe opozitaret, por jo vetëm ata. Shqiptarët dhe shqiptaret që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri dhe të mos largohen, u përballën me çmime stratosferike. A e dini ju, dhe mund ti pyesni se ata që shkojnë në Itali, fjalën e parë që thonë është se, ushqimet ishin më lirë. Ata që vijnë nga Greqia, të thonë se djathi është më i lirë atje. Ata që vijnë nga Gjermania të thonë se ushqimet janë më lirë atje se këtu. Pra ky pushtim i vendosur mbi popullin opozitar, por edhe mbi socialistët e thjeshtë, të themi pa asnjë diskutim, se unë nuk dua ti jap këtu një karakter ndarje klasore, por Zoti të vret po nuk i the armikut, armik, po nuk i the pushtuesit pushtues, nuk çlirohesh kurrë prej tij.“- tha ai.

Paraardhëse

Berisha: Ne s’ja prekim kujt votën, ata që na kanë prekur votën këto 10 vite, do përgjigjen para shqiptarëve

Pasardhëse

Shqiptari gati të shkruajë historinë, garon për deputet në Parlamentin e Zvicrës

Pasardhëse

Shqiptari gati të shkruajë historinë, garon për deputet në Parlamentin e Zvicrës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.