• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha mesazh Bashës të refuzojë bashkëqeverisjen me PS pas 25 prillit, pranon izolimin gjatë fushatës zgjedhore

13 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
381
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër zërave se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të shkojnë drejt një bashkëqeverisjen me njëra-tjetrën pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për të mirën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive mbrëmjen e djeshme, ish-kryeministri u pyet se sa janë mundësitë që PD dhe PS të jenë në një koalicion, duke qeverisur së bashku. Por zoti Berisha u shpreh kategorikisht kundër një skenari të kësaj natyre, ndërsa i dërgoi edhe një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të refuzojë bashkëqeverisjen me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Mandatimi i një shumice të re të udhëhequr nga gjeneratë ë re është garanci për ecjen e integrimit dhe një klimë të mirë politike në vend. Por unë nuk besoj tek bashkëqeverisje PD-PS, pasi për mua koalicioni mbi partiak është fatkeqësi kombëtare. Vendi duhet të ketë opozitë të fortë nga njëra anë dhe qeveri të fortë nga ana tjetër”, – deklaroi ai.

Më tej i pyetur se përse nuk është shumë aktive në fushatën elektorale dhe se mungesa e tij është diktuar nga kompania izraelitet që menaxhon fushatën elektorale të Partisë Demokratike, që të mos dalë shpesh pasi i prish punë PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi një gjë të tillë. Prerë dhe qartë, zoti Berisha theksoi se ai është izoluar, pasi e ka edhe vetë si mision.

“Jam vetë në atë linjë që të mos jem shumë aktiv në fushatë elektorale. PD ka një lider, opozita ka një lider dhe ky është Lulzim Basha. Në vlerësimin tim, po bën një fushatë dinjitoze, ndër më të mirat dhe interesi im absolut dhe i çdo demokrati është suksesi i udhëheqësit politik të fushatës. Unë jam Sali Berisha pa asnjë rol në udhëheqjen e PD. Kemi marrëdhënie shumë të mira me kryetarin dhe të gjithë drejtuesit e partisë, por pa asnjë ndërhyrje tjetër. Unë nuk marr më shumë vota. Më shumë vota do të marrë kryetari i PD. Lulzim Basha është fitimtari i këtyre zgjedhjeve dhe ju duhet të gëzoheni”, – u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha i doli në mbrojtje presidentit Ilir Meta, ndonëse ky i fundit sulmohet shpesh nga qeveria për faktorizimin në prag të zgjedhjeve. Për Berishën, Meta thjesht po bën detyrën e tij për të garantuar një proces zgjedhor normal.

“Meta kërkon të mbrojë kushtetutshmërinë e zgjedhjeve. Opozita do të fitojë zgjedhjet dhe çdolloj presupozimi se kjo mazhorancë mund të konfirmohet, është i pamundur. Presidenti si avokat i Kushtetutës po bën gjithçka për t’i treguar qeverisë se ka kufij ligjorë, shkelja e të cilave shoqërohet me pasoja”, – nënvizoi Berisha.

Paraardhëse

Juli kërkon rikthimin e saj në ‘Përputhen’, Tea i jep përgjigjen surprizë

Pasardhëse

Takimi i kryeministrit në Gjirokastër me ministrin e Turqisë, alarmohen mediat greke, ja çfarë shkruajnë për Ramën dhe Erdogan

Pasardhëse

Takimi i kryeministrit në Gjirokastër me ministrin e Turqisë, alarmohen mediat greke, ja çfarë shkruajnë për Ramën dhe Erdogan

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.