• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha me shqiptarët në Napoli: Prite Edi Rama diasporën se po vjen të shpëtojë mëmëdheun

23 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga takimi me diasporën në Napoli, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve të votojnë më 11 maj që zëri i tyre të dëgjohet.

“Së pari, mirënjohje të madhe për praninë tuaj në këtë takim të bukur dhe madhështor. Krenari të veçantë për ju, për të gjithë shqiptarët që punojnë, jetojnë në Napoli, në Itali dhe kudo tjetër në Europë dhe në botë.Nderimin tim më të madh qytetarëve të Napolit, autoriteteve të këtij qyteti që ka rrezatuar në shekuj e mijëvjeçarë në Itali dhe mbarë botën.

Napoli është dheu i personaliteteve më të shquara në të gjitha fushat e njerëzimit. Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valët e emigracionit shqiptar, të diktuara nga pushtime të brendshme dhe të jashtme. Valën e emigracionit pas pushtimit osman. Valën e emigracionit pas diktaturës staliniste. Valën e emigracionit pas narkodiktaturës. Hapën dyert, zemrat e tyre dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë miqtë tuaj italianë. Zoti e bekoftë Italinë dhe kombin italian.Por edhe ju, njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz të mençur dhe me dinjitet, erdhët në këtë vend për sakrificën,

Erdhët në këtë vend për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut të madh në të gjitha fushat, kontribut që bën krenar çdo shqiptar. Faktikisht jeni sot krenaria e vërtetë kombëtare. Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë. Drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, siç e dini, kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen. Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!

Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë. Po vjen të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi, të cilin do ta kishte lakmi Eskobari, Toto Rina, El Çapo. Do ta kishin zili banditët dhe kriminelët më të mëdhenj të planetit.

Edi Rama, me ditë të numëruara, diaspora po vjen.

Diaspora po vjen sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndrrat më të bukura, më fisnike të shqiptarëve. Shqiptarët kishin një ëndërr në diktaturën komuniste dhe ajo ishte pluralizmi. Shqiptarët vuajtën më shumë se të gjithë të tjerët nga shteti monist dhe partia shtet. Kurse ti sot bëre një luftë të egër, çnjerëzore, për një Shqipëri pa opozitë. Riktheve në Shqipëri partinë shtet. Partinë Socialiste e faktove si kopje të shëmtuar të Partisë së Punës, e cila ishte një parti krimi. Krimi i kësaj partie bazohej në doktrinën marksiste leniniste. Kurse krimi yt bazohet në drogën, krimin, plaçkitjen e shqiptarëve. Edi Rama, prite diasporën.

Diaspora po vjen se ti u shkatërrove shqiptarëve arritjet e tyre në fushën e lirisë dhe të tregut. Ti riktheve censurën njëlloj si babai yt që varte në litar poetin për vargjet e tij kundërshtare të regjimit. Ti monstër e babait tënd vare në litar TikTokun, mjetin më modern të komunikimit të rinisë shqiptare dhe e bëre atë se nuk duroje kritikat e tyre.

Edi Rama, diaspora nuk pajtohet me flamurin tënd të zi të censurës. Prite se po vjen, 11 maji është dita e saj, është fundi yt. Edi Rama, 2025-a është viti i këtyre burrave dhe grave, të cilët kanë në shpirt një dashuri të pakufishme për Shqipërinë. Të cilët kanë marrë me vete mallin e pashuar për tokën e tyre. Por ti, me botën e krimit që instalove në Shqipëri, me plaçkitjet masive të pasurive të tyre, i detyrove të marrin rrugët e botës. Edi Rama, me 11 maj ata kanë një fjalë me ty, ik o mjeran se nuk ke ku të shkosh.

Miqtë e mi, ëndrrat e shqiptarëve i rrënoi Edi Rama, po shpirti i tyre për liri, betejat e tyre, virtytet e tyre nuk vdesin kurrë. Ato janë më të fuqishme se kurrë tek shqiptarët në vendet e lira.

Ndaj dhe ata me 11 maj, nga deti, nga toka, nga ajri do vërshojnë në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Ramën, nuk ke vend mbi tokë.”-u shpreh Berisha.

Paraardhëse

“Ti me mua ke hy në gjynah” – Valbona Mhilli ironizon Laert Vasilin pas ‘goditjes’ që ia bëri në spektakël

Pasardhëse

Babai i Jozit flet për lojën e banorit në BBV: Tani po tregon veten e vërtetë

Pasardhëse

Babai i Jozit flet për lojën e banorit në BBV: Tani po tregon veten e vërtetë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.