• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha konfirmon që nuk ka padi ndaj Blinken, Fatos Klosi: Saliu po luan blofin me SHBA, kallëzimi mburojë për të gënjyer shqiptarët

30 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
367
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se padia e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit në Francë nuk është ende gati.

Edhe pse 1 ditë pasi DASH e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”, ish-kryeministri Berisha akuzoi zotin Blinken për shpifje dhe se me këtë të fundit do të takoheshin në gjykatë, duket se padia ndaj zotit Blinken ka mbetur pezull. Ka qenë vetë zoti Berisha, i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë, teksa ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV “Dukagjini” dy ditë më parë.

“Unë po bëj një betejë të ndershme për transparencë sa i takon vendimit të DASH kundër meje. Ju jeni gazetarë, bëheni një letër DASH dhe kërkon informacion për vendimin për të më shpallur mua “non grata”. Po më sollët një provë të vetme unë marr çdo vendim dhe ndëshkim që meritoj. Unë çështjen e kam çuar në Gjykatën në Francë në Paris. Avokati që sot është më i miri në botë, ka besim se për shpifjen nuk ekziston imunitet dhe se shpifja dënohet aty ku del, kështu që po merret ai me padinë”, – deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Klosi: Berisha, nuk iu hedh do hi syve shqiptarëve

Por kur kanë mbi 2 muaj nga 20 maji i këtij viti, pra dita kur Sali Berisha doli në konferencë të jashtëzakonshme shtypi dhe paralajmëroi ngritjen e një padie kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një gjë e tillë është ende larg. Gazeta foli me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili u shpreh se Berisha po tenton që ta përdorë kallëzimin ndaj sekretarit Blinken si mburojë dhe u justifikua para qytetarëve që është i pafajshëm lidhur me akuzat ndaj tij si i përfshirë në korrupsion.

Megjithatë, në këtë pikë, zoti Klosi theksoi se ish-kryeministri Berisha nuk ka shanse që t’iu hedhë hi syve qytetarëve shqiptarë, ndërsa shtoi se është i bindur që ish-lideri demokrat nuk ka për ta fituar betejën me amerikanët. Sipas tij, Berisha po luan lojën e tij dhe kërkon që të shfajësohet me këtë vendim për të paditur numrin 1 të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i Sali Berishës për të paditur për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit është një blof. Berisha s’ka shanse të fitojë mbi amerikanët. Por fakti që ai paditi zotin Antony Blinken është më shumë lëvizje strategjike që Saliu do e përdorë për të mbrojtur veten dhe do t’u hedhë hi syve qytetarëve që ja unë e kam paditur DASH-in dhe po i sfidoj amerikanët se jam i pafajshëm dhe s’kam lidhje me aferat korruptive. Kështu që duke qenë se Berisha e di që gjyqet jashtë vendit zgjasin dhe ai gjatë kësaj kohe do ta zvarrisë punën dhe do ta përdorë këtë padi si mburojë për të mbrojtur veten, edhe pse në thelb e di që është i humbur me amerikanët. Kaq e thjeshtë është kjo punë, ua kam thënë edhe më parë”, – deklaroi ditën e djeshme ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Paraardhëse

Presidenti shton presionin për bllokimin e qeverisë së re, hedh në sulm Petrit Vasilin për mosnjohjen e zgjedhjeve

Pasardhëse

“Njerëz që nuk e dinë çfarë është ligji”, shpërthen Spartak Ngjela dhe plas deklaratën e fortë

Pasardhëse

“Njerëz që nuk e dinë çfarë është ligji”, shpërthen Spartak Ngjela dhe plas deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.