• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha i dorëzon ‘Foltoren’ vajzës Argita, Çollaku bën deklaratën e fortë: Një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata

6 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.

Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me gazetarin Arbër Hitaj deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha.

“Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi qenë në grevën e urisë në 91 pastaj pedagogë në universitet. Ndaj një respekt të ndërsjellë. Nëse do kishte qenë disa vite më parë do kishte qenë histori interesante. Sot ka faktorë kundër, pro dhe faktor kohë. Argita fatkeqësisht për shkak të sanksionimit të Berishës është e sanksionuar. E dyta trashëgon një situatë politike në një përçarje shumë të thellë dhe me një krizë në kuota të ulëta. Rithemelimi mezi mori 6 bashki.

Me sa e njoh Argita po e shoh shumë më racional se Berisha. Mendoj se Rithemelimin sot një sjellje më racionale mbase do e ndihmonte. Mbase për të shuar këtë konfliktin inatçor të inatit me Bashën por në thelb të të gjithë aksionit të Rithemelimit qëndron mërzia e zotit Berisha me Bashën dhe me të tjerët. Mendoj se do ishte një njeri më racional më pak heroike. Do kishte krijuar një ndalim inatesh. Mund ta kishte krijuar”.

Kundër marrjes së drejtimit të Rithemelimit nga Argita Berisha, u shpreh edhe analisti Mentor Kikia.

“ Në PD nuk duhet trashëgimi i drejtorllëkut, sepse kryetari i partisë nuk është administrator, CEO. Duhet të jetë lider. Lider nuk të bën askush duhet të jesh të ngjallësh frymëzim. Vajza e një politikani nuk është e përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në politike, nëse do kishte një gjë të tillë s’ka gjë të keqe, por kjo nuk bëhet në emërim. Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit dhe janë vendosur në frone por kanë zhvilluar jetë politike kanë ecur para dhe kanë fituar përmes zgjedhjes së lirë. Vota e lirë brenda kampit të saj është e vetmja mënyrë për të çliruar PD. Ndryshe të dyja partitë do të tkurren në përmasat e organizatave joqeveritare që do jetë e vështirë ti konsiderosh parti politike”, tha Kikia.

Paraardhëse

A do të dialogohet edhe për Shqipërinë? Gazetari i njohur zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

Pasardhëse

Merr flakë autobusi në Elbasan, pasagjerët arrijnë të zbresin në kohë (VIDEO)

Pasardhëse

Merr flakë autobusi në Elbasan, pasagjerët arrijnë të zbresin në kohë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.