• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Berisha duhet të shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më!” Shpërthen Kreshnik Spahiu dhe nuk lë gjë pa nxjerrë

21 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
477
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjete sociale, pas vendimit që komunikoi dje ish-kryeministri Sali Berisha për të mos u tërhequr nga politika dhe se do të niste një padi ndaj zyrtarit të DASH që e shpalli ‘non-grata’.

Komenti i plotë:

“10 arsye: Pse Berisha duhet të shpallet kryetar i PD në 13 qershor dhe mos fshihet më, pas emrit të Lulzim Bashës?

Sali Berisha nuk u shpall Non-Grata nga Amerika, s’e ka bërë ca lek, apo se është milioner, pasi të korruptuar janë miliona dhe miliona zyrtar në gjithë botën por:

Sali Berisha u shpall Non-Grata për dy arsye:

– Ka ngritur sistem dhe mekanizëm korrupsioni dhe abuzimi për pasurimin e familjes, aleatëve, dhe bashkëpunëtorëve të tij.

– Ka ngritur një rrjet dhe mekanizëm agresiv dhe mafioz që me një fjalë “goje” kontrollon dhe minon sistemin demokratik dhe politik në Shqipëri.

Këto 8 vitet e fundit janë më të errëtat e historisë politike sepse Berisha ndryshe nga 22 vitet e tjera nuk pati burrërinë ti drejtonte gjërat vetë, por inskenoi tja faturonte Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha hidhte gurin dhe fshihte dorën.

Këto 8 vitet e fundit Sali Berisha nuk ishte kryetar por kumbar i opozitës shqiptare por edhe i Presidencës.

Këto 8 vitet e fundit ai e menaxhoi opozitën me mekanizmat e një organizate mafioze, ku padrino nuk e ka emrin e tij, në administrimin e bizneseve por i vendos ato në emër të tjerve.

Këto 8 vitet e fundit ai mori peng opozitën dhe me emrin e Lulit pastroi dhe largoi çdo personalitet.

Këto 8 vite ai deformoi totalisht misionin historik të Partisë Demokratike e cila u krijua nga studentët dhe fryma perëndimore, në një parti totalisht anti-amerikane

Këto 8 vite ai mbajti në parlament vetëm ata që ishin ortak dhe u pasuruan në biznese së bashku.

Këto 8 vite ai shkatërroi edhe pluralizmin politik, duke djegur gjithë opozitën në parlament vetëm sepse familja e tij nuk kalonte dot oqeanin Atlantik.

Ambasadorët e SHBA dhe BE u detyruan ta bojkotonin çdo takim me Berishën në 3 vitet e fundit jo sepse ai ishte i korruptuar por sepse ai nuk lejonte Bashën të ishte kryetar real.

Ambasadorët zhgënjeheshin nga çdo takim me Bashën sepse ai s’merrte dot asnjë vendim pa i dhënë leje padrino.

Perëndimi po përballej me një organizatë që kishte humbur funksionet dhe misionin politik që u ndërtua.

Sali Berisha dje deklaroi se: “Nuk do lejonte që Shqipëria, të bëhej shtet i 51 i SHBA dhe s’mund qeveriset nga një guvernatore amerikane si Yuri Kim”

Berisha dje kërcënoi Amerikën se do mbrohej nga Franca duke e mbyllur karrierën atje ku e filloi misionin e tij anti-shqiptar në Paris.

Berisha dje deklaroi se nuk ka asnjë ndikim në vendimet për bojkot zgjedhjesh, djegie mandatesh etj.

Kjo është paburrëria e Sali Berishës, që dështimet ja faturon Bashës dhe sukseset vetes.

Ai e mban Bash?n kryetar sepse ego e tij nuk e pranon humbjen.

Ai e mban Bashën kryetar sepse ai ishte përgatitur që ta përdorte si kamikaz kundër Amerikës

Ai e mban Bashën kryetar si një mburojë anti-plumb që ta marr ai goditjen dhe “plumbat” i pari.

Ai e mban Bashën kryetar sepse perëndimi nuk ja pranon që ai t’ja kaloj fëmijve të tij drejtimin e opozitës.

Ai e mban Bashën kryetar, sepse ky i fundit bën çdo gjë çfarë duan fëmijët e Berishës.

Për këto arsye akti i fundit burrëror që mund të bëjë Berisha është ta rishpall veten kryetar të Partisë Demokratike dhe të marr përgjegjsinë e një sfide të hapur kundër amerkianve në Shqipëri. Është koha që ai dhe familja e tij gjysëm serbe të kthehen në origjinë.

Është akti i fundit burrëror që mund të bëj, para vdekjes politike dhe ç’burrërimit historik q? i bëri Amerika.

Ai duhet ta varros edhe partinë në emër të tij dhe jo me testament brenda familjes apo krushqisë……

Boll aktrove dhe bëre teatër….” – shkruan Spahiu.

Paraardhëse

A duhej të kishte reaguar kryeministri Rama për shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës nga DASH? Arian Çani e thotë troç në mes të emisionit

Pasardhëse

“Ramën nuk e dimë se ku është fshehur!” Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rëndësishme

Pasardhëse

“Ramën nuk e dimë se ku është fshehur!” Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rëndësishme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.