• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha dhe partia e presidentit sfidojnë SHBA, nisin sulmet ndaj SPAK

6 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
138
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

SPAK vijon të përballet me presione të forta nga politika. Hapja e hetimeve për lidhjet e grupit “Ndrangeta” me zyrtarë në Tiranë, por dhe hetimi i disa dosjeve të forta të korrupsionit, duket se ka trazuar ujërat në korridoret e politikës. Ajo që bie në sy është se LSI është partia më e shqetësuar nga SPAK, ndërsa pas saj vjen ish-kryeministri Sali Berisha. Dje Vasili ka sulmuar SPAK, duke e akuzuar se nuk po bën transparencë për hetimet ndaj “Ndrangheta”.

“Sot publikisht ne kërkojmë, në emër të transparencës, të asaj transparence tërësisht të munguar, që përderisa në regjistrimin e procedimit penal bëhet fjalë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrimit të parasë, të bëhen publikë e transparentë nga SPAK, se cilët janë personat me funksione publike, të cilët janë nën hetim, e për të cilët po investigohet? Pasi këta persona duhet të ndalen e të pezullohen menjëherë nga detyrat e tyre, që nga kryeministri e të gjithë të tjerët, deri në Bashkinë e Tiranës”, tha ai.

Ndër të tjera, ai u shpreh se këta persona mund të prishin provat, ndërsa theksoi se SPAK duke bërë hetime sa i përket kësaj çështje, mund t’i ndalë këta persona. Ai vijoi më tej duke thënë se me ndalimin e tyre, sipas tij edhe vendi do të shpëtojë nga kjo qeveri.

“Këta persona mund të bëjnë pis provat, mund t’i fshehin ato, mund të ndërmarrin mjaft vepra të tjera të cilat kompromentojnë punën hetimore, por njëherazi mund të vazhdojnë të rrënojnë qytetin, duke vënë firma të tjera, në koncesione të dyshimta, në koncesione kriminale. Ndaj SPAK duke e bërë këtë transparencë, e duke bërë pezullimet, sigurisht mund të hyjë në rrugën e duhur, për t’i ndalur këta grabitqarë mafiozë e për të shpëtuar qytetin dhe Shqipërinë nga kjo qeverisje, që është bërë një kancer që grabit jetën dhe paratë e qytetarëve”, tha Vasili.

Lidhur me bisedat e përgjuara nga Antimafia italiane në të cilat flitet për korrupsion me lejet e ndërtimit dhe me koncesionet në Tiranë, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ish- kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se nuk ka shumë besim te Prokuroria Speciale. Sipas tij, SPAK do t’i mbyllë hetimet, por një gjë të tillë nuk do ta bëjë Antimafia italiane. “Dosja e Ndrangheta”-s në Tiranë, në epiqendër Kreu i Meduzës Rama. Natyrisht që do ta mbyllë SPAK-u i partisë, por kopja e saj gjendet dhe në arkivin e Antimafies së Italisë. Në mirënjohje të thellë Antimafies që godet për së dyti mafien shqiptare me në krye Edvin Mafinë”, shkruan Berisha.

Ajo që bie në sy është se si Petrit Vasili, ashtu dhe Sali Berisha po sfidojnë hapur amerikanët. Prej muajsh është folur se të dyve SHBA u ka bllokuar vizën dhe si për ironi tashmë reforma në drejtësi, e veçanërisht SPAK është kthyer në objekt sulmi për ta. Ambasadorja Kim ka reaguar disa herë duke kërkuar që të ndalen presionet, por duket se dy më të tremburit janë Berisha e Vasili, i cili përfaqëson partinë e presidentit. Interesant është fakti se sulmet vijnë në një kohë kur ambasadorja amerikane po lavdëron punën e SPAK. Si të enjten ashtu dhe dje ajo ka përgëzuar punën e tyre, ndërkohë që sulmet e Vasilit dhe Berishës janë sfidë ndaj amerikanëve.

Paraardhëse

Çupi e cilëson rikthimin e Nanos si mesazh të koduar për Metën, ndërsa Gjekmarkaj pretendon se ish-kryeministri po përdoret nga Rama

Pasardhëse

Politika e re e SHBA dhe Shqipëria, Spartak Ngjela: Amerika nuk do ta lejojë që Rusinë të ketë influencë në Shqipëri

Pasardhëse

Politika e re e SHBA dhe Shqipëria, Spartak Ngjela: Amerika nuk do ta lejojë që Rusinë të ketë influencë në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.