• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Berisha dhe Meta janë drejt shkatërrimit të tyre

16 January, 2016
në Opinion
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Spartak Ngjela

Erdhi koha që të bëjmë më në fund analizën logjike të asaj që po ndodh me Reformën në Drejtësi, dhe me konfliktin e palëve.

Pyetja e pare, në këtë arsyetim logjik, që do të vijojë, është kjo: Cila është kërkesë e Berishës dhe Metës për Reformën në Drejtësi? Kerkesa e tyre është: “Të mos lejohet votimi i organeve të lartë të drejtësisë në Parlament më 84 vota, por me 93 vota, sepse, me 84 vota, “kryeministri Rama, kap drejtësisë”. Mirpo, pikërisht ky argument, na zbulon qëllimin e Berishës dhe Metës, por edhe fillimin e shkatërrimit të tyre. Pse? Sepse, pas kësaj, vjen e duhet bërë kjo pyetje: ku i ka dot Rama 84 vota në Parlament, në një kohë që dihet se ai ka vetëm 66 deputetë socialistë? Pjesa tjetër që bën numrin 84, është e Metës, domethënë e LSI-së. Atëherë, si do ta kapë Rama drejtësinë, kur votat janë të Metës, dhe Meta është kundër Reformës, kështu si është shkruar ajo? E pra, ja, pikërisht këtu del e vërteta: nuk është Rama që sistemon gjyqësorin dhe prokurorinë, edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, por është Politika Amerikane. Pikërish kjo është Thëmmbra e Akilit, që shkatërron korrupsionin, por edhe shpëton shqiptarët nga një e keqë e madhe, që po fundos përdita perspektivën e tyre. Këtu nis fillimi i fundit i atyrë që janë sot hapur kundër Reformës, dhe që e dinë se, kjo Reformë, nuk drejtohet nga Rama, por nga poltika amerikane.

Por Rama, pse është kaq i qetë? Sepse ai e di që votat plotësohen, jo për të dhe prej tij, por për forcën ndërkombëtare, së cilës ai nuk i ka dalë kundër, dhe shumë mirë ka bërë; sepse, po të ishte edhe ai kundër, gjendja në Shqipëri do të përkeqësohej shumë.

Shkatërruesit e qëllimshëm të Shqipërisë, janë drejt shkatërrimit të tyre. Ky është mendimi më i saktë për këtë gjendje aktuale, për atë që po presim të ndodhë në favor të shqiptarëve së shpejti.
“Dekonstruksioni shkatërron vetveten, dhe zhduket prapa vetes, duke lënë vetëm një buzëqeshje të kotë dhe një aromë squfuri të dobët”, – tha filozofia modern analitike, dhe, që nga ajo kohë, shkatërrimi, si motiv njerëzor në politikë, ka ardhur duke u zbehur. Por jo në Shqipëri.

Në Shqipëri, shkatërruesit e qëllimshëm të shqiptarëve, kanë qënë prezent dhe kanë bërë si kanë dashur: kanë shkatërruar qytetet; kanë shkatërruar me themel bujqësinë si kullim dhe ujitje; kanë vrarë njerëz në fabrika shpërthyese për të fituare para; kanë shitur te të huajt detin dhe pronat e kombit shqitar, për interes të vet; kanë bllokuar çdo inisiativë për të sjellë prosperitet në Shqipëri; kanë shkatërruar arsimin dhe shumuar injorancën; kanë shkatërruar spitalet shtetërore; kanë deformuar gjithmonë votën e lire dhe sistemin zgjedhor; por tani, po shihet qartë se iu ka ardhur fundi.

Nuk ka më vend për shkatërrimin e Shqipërisë. Drejtësia do të vendoset ndërkombtarisht në Shqipëri, me forcën e autoritetit ametikan. Jemi në prag të gëzimit tonë…për këtë jam i sigurt, se po i shoh qaramanët e Saliut sesi bredhin stacioneve televizive për “kapjen e Drejtësisë nga Rama”. Por, ja që Rama nuk i ka 84 vota në Parlament; dhe çfarë gazetarie është kjo që nuk i pyet qarramanët e Saliut, që votat Rama nuk i ka!!! Prandaj: kush na i paska këto 84 vota? Por ky është fillimi i shkatërrimit të tyre, dhe sigurisht që ata nuk kanë sesi të përgjigjen. Votat në Parlament janë pavarësisht nga kryeministri aktual dhe të gjithë socialistët. Ky është fati i madh i ri i shqiptarëve; dhe duket se korrupsionit, krimit shtetëror dhe paralizës shoqërore në Shqipëri, po i vjen fundi. Si atëherë, para 25 vjetësh, kur, Presidenti Amerikan Bush, i tha Ramiz Alisë në Nju Jork, tek po i jepte dortën: “Brenda vitit 1990, ne duam të shohim pluralizmin politik në Shqipëri”. Dhe Ramizi e kreu…por ja që tani, pas 25 vjetësh, nuk duan Saliu e kompani; nuk na dashkan që të shkatërrohet korrupsioni dhe padrejtësia në Shqipëri, edhe pse kërkesa është e njëjtë… Luftë e kotë…

Paraardhëse

Veliaj: S’ka më dy turne në shkollat e mesme, nisim nga “Qemal Stafa”

Pasardhëse

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

Pasardhëse

The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.