• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha dhe Meta drejt konfliktit? Frrok Çupi zbulon skenarin e errët, tregon çfarë po përgatit dyshja dhe plas ‘bombën’

8 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
828
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi në një analizë rreth ngjarjeve në vend shkruan për Berishën dhe thotë se i kundërvihet SHBA-së si askur tjetër në llojin e tij.

Postimi i Çupit

“Marrëzia po zgjat këtë vit

… Njeriu që kishte lënë vendin e tij, Egjiptin, e kishte të shkruar në ballë se ‘atje në Bagdad ka punë pa fund’. Ishin vitet ’80 të shekullit të kaluar. Një nga kronikanët e kohës, me atë njeri ka bërë një copë rrugë, dhe e ka përshkruar shkurt:

“Asgjë nuk i bënte përshtypje…, veç Bagdad thoshte! Veç kollitej, ishte ftohur rëndë. Kohë pas kohe grimconte një mollë, me vete kishte vetëm një strajcë të vogël… Asgjë, përveç Bagdadit, ku kishte ‘punë pa fund’. Bëhej i padurueshëm kur kërkonte me patjetër të gjente një egjiptian.

-A jeni nga Egjipti?!- pyeste këdo

Shumica qeshnin nga pak si me përbuzje, dhe vazhdonin rrugën.

Pastaj pyeste tjetrin: “A jeni egjiptian?”.

Arabët, ndonëse janë një popull, kanë edhe shenja dalluese nga cili shtet vijnë.

Bashkudhëtari im nuk i dallonte as pakistanezët, as bangladeshasit dhe aziatikët e tjerë, që gjithashtu po shkonin për në Bagdad. Atje do të gjente punë, ‘se s’bën’; e kishte të shkruar në ballë. Aq më tepër, kishte dëgjuar se atje kishte plot vejusha; burrat e tyre kishin rënë në luftë”- shkruan kronikani.

Marrëzia e udhëtarit për në Bagdad nuk zgjati shumë; ai një njeri i vetëm ishte. Po mes nesh, në shekullin e ri, pse po zgjat kaq shumë?!

Mes miliona të të marrëve në botë, (edhe ata që studioi Mishel Fuko), mund të gjeja pa fund tipa, por tipi i egjiptianit që kërkon Bagdadin, është tipik për marrëzinë e këtij viti, marrëzi në tre blloqe:

1.

Blloku i liderëve.

Në këtë bllok spikasin dy kryesorët; njëri ish- president dhe tjetri president i Republikës. Lexuesi mund të bëjë pyetjen e parë, ‘vallë si rri më këmbë një shtet që kryesohet nga të marrët?’. Por ja që qëndron. Kur e nisën rrugën ‘për në Bagdad’, nuk kishin treguar çfarë ishin në realitet; tani po dëshmojnë dekadencën. Dalin në rrugë, rrëmbejnë mjete mesjetare, sulmojnë selinë e Partisë me kokë dashi e me qysqi, rrahin policët, planifikojnë vrasje, kërcënojnë se pas datës 24 korrik gjeni vend e futuni, o popull!.

Të gjitha këto po i bëjnë vetë dy vetë, marrëzira.

Ish- presidenti Berisha ka ngritur dorë kundër Amerikës, i pari në botë mes të të njëjtit lloj që u kanë bërë keq popujve të tyre dhe stabilitetit. Askush tjetër, as si- vëllai Karaxhic dhe Milloshevic…, nuk guxuan ta ngrenë dorën kundër superfuqisë. Një irakian i Bagdadit, Sadam Hussein, kur u vu në gjueti të Amerikës, nuk ishte i marrë të dilte në luftë…, por bëri një vrimë e u fsheh.

Berisha ka ngritur një parti që po e quan ‘PD’; ndoshta kjo është vrima e tij. As është PD, as është e ligjshme; as ky vetë nuk është kryetar, as kryesia nuk është kryesi… Nesër e rrëzon ligji. Edhe para se ta rrëzojë ligji, e ka rrëzuar e keqja mortale që i ka bërë vendit dhe popullit shqiptar. Amerika, si garante e lirisë së njeriut, e ka deklaruar Berishën se ‘nuk pranohet as si parti as si lider’. I ka thënë, siç i thanë egjiptianit udhëtar: ‘Eej, nuk ka punë në Bagdad!’. Por ai vazhdon rrugën, në marrëzi.

2.Blloku i lejtnantëve.

Këta që ka zgjedhur ish- presidenti si ‘kapçalë’ për t’u mbajt për vete, janë në dëlir. Dikush anëtar kryesie, dikush anëtar këshilli, dikush anëtar komiteti… Askush nuk është asgjë. E gjitha është një farsë, njësoj si në lojën e Marrëzisë. Nesër, kur ‘ngrehinën’ ta shkrijë ligji, çfarë do të thonë këta?

Këta, nesër do të sajojnë dy arsye, me qëllim që të mos konsiderohen të marrë:

Arsyeja e parë pse u besojnë marrëzisht liderëve të rremë, është se ‘shërbejnë si lejtnantë’. Lejtnantët në mafie kanë rol të çeliktë, nuk mund të shmangen nga urdhri. Ish presidenti dhe presidenti aktual, si dy mafiozë të njohur, kanë rrethuar grupin e ‘lejtnantëve’. Prej kohësh u kanë vënë kusht: “O eja pas meje, o t’i di pasuritë e grabitura”. Këto ditë po bëhet nami me fshehjen e pasurive; vetëm këtu po lëvrijnë.

Arsyeja e dytë, që i gjejnë vetes ‘të marrët’, është kjo:

-Na çoi fjalë mareshali! Na thërriti emër për emër! (Kujtoni egjiptianin që shkonte në Bagdad, ai kërkonte vetëm të tijtë: “A je nga Egjypti?”)

Mareshali kësaj here mbeti me një grusht njerëz, veçanërisht nga fisi dhe nga korrupsioni. 40 vetë nga 150 në këshill, janë nga Tropoja ose kushërinj të Berishës. Secili është ‘një egjiptian’, sipas dëshmisë së shekullit të kaluar në anijen drejt Bagdadit.

3.Dy të njejtë që flasin me shenja:

As Meta, as Berisha nuk e kanë të lehtë që t’i rrinë besnik njëri- tjetrit. Njëmijë herë më e vështirë është sikur njëri të provojë të tradhtojë tjetrin. Shfaqen si dy të dehur në të njëjtin rrugë. Herë i bien në gjoks njëri tjetrit, herë e shtyjnë tjetrin për në pusetë. Gazetarët, kur i shikojnë që shtyhen dhe lëshojnë tinguj të turpshëm, japin alarmin e rremë se ‘u çanë Berisha dhe Meta!’.

Por asnjëri nuk guxon. Kjo është një marrëzi që zgjat me dekada. Qysh atëherë kur ‘humbi’ floriri i shtetit dhe Meta thoshte ‘pashë Berishën’, e Berisha thoshte ‘Meta’. Iliri ra dakord që ta mbante barrën për

vete dhe floririn përgjysmë. Berisha i denoncoi botërisht edhe ‘dy kufoma që i kishte fshehur prapa Dajtit’, dhe ‘trafikun e qenieve njerëzore, dmth., të vajzave e fëmijëve shqiptarë drejt botës.

Tani janë përqendruar në punë serioze për të shpërndarë pasurinë; sa te të besuarit, aq edhe te viktimat e tyre. Kur gënjehen viktimat, i zë marrëzia më e madhe.

Kohët e fundit, të dy lëshuan sinjale ndaj Amerikës. Berisha e di se nuk ka shpresë, ndërsa Metën e gënjen mendja. Kjo i detyroi të dukeshin sikur ‘u ndanë’. Prandaj merren vesh me shenja, si të marrët.

Por kësaj here po zgjat shumë.

Qysh herët ishte thënë se ‘marrëzia vjen siç vijnë të korrat’, një vit ka më shumë e një vit më pak. Varet nga çfarë sjell ‘stina’ nga kampet e korrektimit.” përfundon ai. / Fjala.al

Paraardhëse

Gazetarja Anila Hoxha plas skandalin: Një mallkim! Ky është një lëmsh i madh korrupsioni

Pasardhëse

‘Pse sna ke thënë që je shtatzënë’? Bieta tregon si e pritën të afërmit lajmin

Pasardhëse

'Pse sna ke thënë që je shtatzënë'? Bieta tregon si e pritën të afërmit lajmin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.