• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha-demokratëve: Kur ne të ngrihemi, nuk ka më vend për Edi Ramën

5 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për herë të tretë që pas arrestimit shtëpiak, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij për demokratët në dritaren e banesës së tij. Ai nuk ka ndalur me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke theksuar se kur opozita të ngrihet, nuk do të ketë më vend për të në Shqipëri.

“Ky dhunim, ky kërcënim, ky sulm ndaj gazetarëve, parlamentarëve të fjalës së lirë, është sulm ndaj secilit prej jush. Është sulm ndaj dinjitetit tuaj. Është sulm ndaj të drejtave tuaja për t’u informuar.

Dhe nuk ka asgjë, Edi Rama nuk kërkon asgjë nga ju përveç indiferencës suaj, që të vaprojë veprën e tij të zezë. Mos të kemi iluzion se fjala e lirë është antidoti absolut i diktaturave. Se fjala e saj, është vdekja e lirisë, është vdekja e demokracisë. Pa fjalën e lirë mund të jesh i pasur, mund të jesh profesionist i zoti, por njeri me dinjitet nuk je kurrë.

U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë, kjo ishte për mediat, por kjo është më tronditësja. Por historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjeve për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetar të shndërrojë njeriun krenar, qenie e barabartë para Zotit, në një larvë që zvarritet në mbretërinë e frikës. E thashë në fillim se kjo protestë është e shenjtë se asgjë nuk do Edi Rama përveçse të marrë fjalën e lirë. Po pse ndalem unë te ai? Se vetëm ai është i tillë. Dhe nuk është vetëm, është me bashkëshorten e tij.

Do mbetet në memorien time e pashlyer nata kur sikur të ishte zonja Makbeth, Linda Rama fton gazetarët në Pallatin Presidencial dhe u thotë, gati sa nuk u tha shtriga, po ju me ato fjalimet tuaja, që m’i bëni helme dhe gjilpëra burrit tim dhe ne. Imagjinoni ju se çfarë ndajnë ata për fjalën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve. Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni. Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne. Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Paraardhëse

Për gjelin e pazakontë të Kosovës, raportojnë edhe mediat gjermane

Pasardhëse

“Ika në Amerikë prej Titanikut, i shkruaja letra Leonardo DiCaprio-s”

Pasardhëse

“Ika në Amerikë prej Titanikut, i shkruaja letra Leonardo DiCaprio-s”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.