• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Berisha “dashnori armik” i shtypit të lirë

25 January, 2017
në Dosje
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në prill të vitit 2008, gazeta “Tema” denoncoi lidhjet e djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha me biznesin e Mihal Delijorgjit, pas tragjedisë së Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 vetë. Berisha si “dashnor” i shtypit të lirë nuk e gëlltiti dot akuzën kundër djalit të tij dhe dërgoi menjëherë ekipe kontrolli për ta eleminuar nga tregu mediatik gazetën “Tema”.

Ky “dashnor” i shtypit të lirë nuk arriti të realizoi qëllimin e tij, pasi grupi i kontrollit nuk gjeti as shkeljen më të vogël, ndaj u largua…! Por i gjithë ky sulm, ishte një mesazh i qartë, si presion ndaj të gjitha mediave të tjera, që do të guxonin të godisnin familjen e tij.

Pas sulmeve verbale, kryeministri asaj kohe nuk pushoi së sulmuari “kupolën mafioze-puniste” Tema dhe së bashku me “Dizenjatoren” e Kuvendit (pseudonimi e bashkëpunëtores së ish-Sigurimit, Jozefina Topalli), urdhëroi zyrtarët e tatimeve që ti bënini kontroll nga themelet gazetës Tema. Me shumë egërsi, syskuquri prej urrejties, mbërritën dërgatat e revanshit të Berishës, për të personalizuar luftën kundër gazetarisë kritike, me qëllim për t’i “gjunjëzuar” ato.

Kohë para sulmit ndaj gazetës, falangat e Berishës i dogjën makinën pronarit të medias Mero Baze, në mënyrë demonstrative, përpara fëmijëve të tij, në oborrin e pallatit. Këtu s’mund të anashkalohet dhe dhuna fizike e ushtruar nga hajduti i milionave, tashmë në kërkim Rezart Taçi, sponsor i familjes Berisha.

“Dashnori” i medias së lirë, të njëjtën logjik përdori dhe kundër mediave të tjera kritike, me qëllim shantazhimin për “gjunjëzimin” e tyre! I paprecedent ishte sulmi ndaj medias audiovizive “Top-Channel”, që nisi me largimin e objektit nga ambjentet që kishte marrë me qira, duke pasuar me gjobën marramendëse prej 12 milion eurosh nga Tatimet e Arben Sefgjinit (Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve) megjithëse ishte në arrest shtëpie për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sëbashku me Agim Shehun, ish-gjeneralin e ‘97, i arratisur për krimet e bëra kur ishte në detyrë, u kthyer nga Sali Berisha, i emëruar Drejtor i Policisë Financiare.

Nuk mjaftoi “gjoba” prej 12 milion eurosh! Gjykatat e Berishës me në krye Agim Bendon, në vazhdën e sulmeve për të shkatërruar televizionin në fjalë dhe sipas udhëzimeve nga lart, gjobiti emisionin investigativ “Fiks Fare”, me shumën 400 mijë euro për ndërprerje të “qejfeve” seksuale dhe të terezisë së Ministrit Ylli Pango…!

Por e keqja e metodave të këtij “dashnori” nuk ikën lehtë nga mediat e “çoroditura” që ai vetë krijoi dhe financoi. Sot, habitesh kur shef pasunarët gazetarë të oborrit të tij, që nuk janë pakësuar por janë shtuar, vetëm e vetëm sepse qeveria aktuale nuk paguan askënd për shpifje dhe shantazhe.

Tani janë gati si korbat, t’i nxjerrin sytë njëri tjetrit nëpër portale, vetëm e vetëm që të zënë vend  diku, duke eleminuar njëri tjetrin, për të vazhduar ëndrrën e pasurimit, nëpërmjet gjobave, presioneve dhe mashtrimit. Sipas këtij arsyetimi, mediat e kazanit janë shtuar, tanimë jo në varësi të Berishës por interesave të tyre private dhe klanore.

Berisha ka treguar se ka qenë gjithmonë “dashnor” i shtypit të lirë, por siç historia e dëshmon, ai i ka humbur gjithmonë betejat me të! Sot, “dashnori” në pritje të përjetëshme, i sulmon mediat e vërteta me të njëjtën logjikë dhe instrumenta, por fatmirësisht është një sulmues i raskapitur./Tellalli.al/

Paraardhëse

Rama bën realitet premtimin e Berishës, zbuloni cilin!

Pasardhëse

A po kërkon Ilir Meta të vrasë dy zogj me një gur?

Pasardhëse

A po kërkon Ilir Meta të vrasë dy zogj me një gur?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.