• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Balluku do të përgjigjet si kriminele elektorale. Ramën e pret fundi i njëjtë si McGonigal

5 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Dibra se Belinda Balluku do përgjigjet si kriminele elektorale.

“Edi Rama hoqi rentën në mënyrën më antidemokratike, çka do të thotë se ju nuk përfitoni asgjë nga kromi, nga kjo pasuri përrallore.

Ka dërguar këtu një njeri që është simbol i babëzisë dhe e shfrenuar pas lukseve. I them asaj Ballukes që vjen këtu, a mundet po të mendoje ti për këta qytetarë, ta oriendoje zyrën me 220 mijë euro, që atë nuk e bën as kryetari i shtetit?

A mundet ti, po të ishe njeri i ndjeshëm ndaj qytetarëve, të ulesh dhe të porosisësh biftekun 10 mijë euro? A mundesh të ndjekësh lukset, kur Shqipëria dhe shqiptarët përjetojnë varfërinë dhe mjerimin në rritje.

Unë ia them sot: Belinda Balluku, do të përgjigjesh gjer më një si kriminele elektorale, si Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri. Ju jeni një bandë kriminale, por ju jap fjalën se deri ditën e fundit do ndiqeni për krimin e shëmtuar që keni kryer dhe po kryeni.

Miqtë e mi, ka një panik, ka një tmerr në radhët e hajnave. Hajnat, çdo gjë janë, vetëm trima nuk janë. Edhe hajnat në qeveri nuk janë trima. Tani i ka kapur lemeria se fitorja është e burrave dhe grave idealistë, e njerëzve të lirë. Ata e shohin se 14 maji firmoset fundi i tyre i turpshëm politik. Ata e dinë se me 14 maj nuk votohet vetëm për veglat e tyre, por votohet për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar është: më 14 të dalim të gjithë në votime, të votojmë ndryshimin, të votojmë Defrim Fikun, të votojmë 1-shin! Thirrja ime gjer me datën 14, çdo orë, çdo ditë të përshëndesim njëri-tjetrin: ndryshimi në duart tuaja. Ne do fitojmë!

Të gjithë ata të cilët marrin para nga Ballukja, e cila ka sjellë 400 milionë lekë vetëm pagesa paaftësie, merrni ato para dhe ndëshkojini me votë! Ju garantoj se qëllimi më kryesor i yni është jo vetëm dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, por prapë shqiptarët në krye të rrogave në Ballkan.

Edi Rama është në panik dhe ju e dini atë fjalën që thotë: kërcën Rama nga sevdaja. Ky kërcënimi nga sevdaja është kërcim me lepur në bark. Përdor çdo fjalor, por me asgjë nuk mbulon dot ti vjedhjen që u ke bërë shqiptarëve dhe diskriminimin që u ke bërë zonave të veriut dhe shqiptarëve.

Hidhu dhe përdridhu sa të duash, por pas datës 14 maj të pret ai vend që e meriton. Do ketë zgjedhje të përgjithshme dhe do dalësh përpara ligjit. Përveç kësaj, Edvinin e pret miku i tij i nderit, Charles McGonigal. Nuk ka gjykatës që dënon ryshfetmarrësin dhe nuk dënon ryshfetdhënësin,” tha Berisha.

Paraardhëse

Fermerët e luleshtrydhes rrëzojnë propagandën e Taulant Ballës: Nuk mbulojmë dot as kostot (VIDEO)

Pasardhëse

Balerina e puth në buzë, ‘shkrihet’ fare Kristi (VIDEO)

Pasardhëse

Balerina e puth në buzë, ‘shkrihet’ fare Kristi (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.