• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Arben Ahmetaj u fakton shqiptarëve se inceneratori i Tiranës ka si pronarë Edi Ramën dhe Erion Veliajn

30 January, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Kuvend se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tretë, u faktoi shqiptarëve se inceneratori i Tiranës ka si pronarë Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Berisha tha se Ahmetaj faktoi se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Ramës. Berisha shtoi se Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre.

“Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale. Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Zonja dhe zotërinj, prej tre ditësh shoqëria shqiptare është e tronditur nga intervista e zv.kryeministrit, njeriut më të afërt për 10 vite për Edi Ramën, Arben Ahmetajn. Mediat e qeverisë po bëjnë gjithçka për ta censuruar. Lubi Balluku iu pret zonave të tëra energjinë elektrike që të mos mund të ndjekin intervistën e tij në televizione.

Sulme të çmendura bëhen ndaj atyre që paraqesin segmente të kësaj interviste. Tronditja është gjer në palcë. Arben Ahmetaj, në një akt konfesioni para kombit u fakton shqiptarëve se vjedhja e shekullit, djegësi i Tiranës, për të cilin nuk ekziston nam as nishan, por për të cilin janë paguar gjer sot 130 mln euro, ka si pronësi Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Dhe akoma më shumë, fakton dhe dëshmon akoma më shumë, duke qenë i pranishëm se, Erion Veliaj, dëgjoje ti pëllumbesha, se je mikeshë e tij, se Erion Veliaj ka firmosur nën presionin e tmerrshëm të Edi Ramës, ç’ka shpjegon marrjen peng që i bën Lal Vjedhësi Ramës tani.

I doli dëshmitari Erionit, ka firmosur nën presion të tmerrshëm të Edi Ramës. Po, po. Arben Ahmetaj u faktoi shqitparëve se Edi Rama bën një jetë të shthurur luksi të tmerrshëm në kurriz të tyre. Kur denoncoja unë këtu çantat Hermes, Birkin, apo Bottega Veneto, apo louis Vuitton, filluat t’i bënit objekte nëpër mediat sociale. Kur denoncoja këtu këpucët Loro Piana, Antonio Vietri, tjerët e merrnin për të qeshur, por ja që na del Romano Conti, me 33 mijë euro shishja.

33 mijë euro në zyrën e kryeminsitrisë. Sa janë 33 mijë euro? Janë mbi 60 pensione. Ja ku na del bileta në ndeshje 28 mijë euro. Detoksi Niko, si të duket detoksi? Shkon 10 mijë euro detoksi në Bolzano. Çfarë i thua ti zgjedhësve, çfarë u thua ti socialistëve për këtë? Për ëktë duhet të bëhet debati sot, jo kjo është çështja e debatit.

Detoks. Dynden me kokainë, dhe pastaj shkojnë shpenzojnë, e pastaj merr ndërtuesi që paguan detoksin 10 mijë euro javën, të dyve më falni, edhe burrit edhe gruas. Po tjetri, që paguan 17 çartera? Po kompania Air Albania që falimentoi? Falimentoi! Fiks 20 milionë sa i shpenzoi Edi Rama me Ismailin me 140 fluturime. Po vazoja, 5 milionë euro. E di sa 20 milionë euro? Janë 120 mijë pensione, Niko. Po, po! U plasi ju për pensionistët. Sigurisht, more zotëri, se në qoftë se mendoje si njeri, i pari duhej të vendosej në rend dite kjo intervistë, i pari duhet të kërkoje që parlamenti të krijonte komision dhe ta dërgoje urgjent në Zvicër për të marrë dëshmitë në betim të Arben Ahmetajt.

Po kopshti privat i AKSHI-t, po grisja e fletëarresteve për kunatin e Lindës dhe atë zonjën e AKSHI-t? Po një Gentian Meçe që i fiton të gjitha tenderat me Armando Frangun? Po fitimi? Zotëri, thuaju pak socialistëve, si mund të fitojë një kompani, të fusë 77 mijë euro dhe të fitojë 5 milionë, vetëm se është baxhanaku i Edi Ramës? A keni ju ndërgjegje apo jo? A përfaqësoni ju qytetarët që janë në hall e në vuajtje? A keni ju të sëmurë në shtëpitë tuaja, apo në spitale, të cilët vuajnë tmerrësisht, shesin qimet e kokës për të paguar. Prandaj e përzenë këtë, e keni vënë re apo jo? E nxjerrin shqiptarët jashtë, e përzënë. Po, sigurisht që e përzënë, se përfaqëson bandat, përfaëson Edi Ramën.

Paraardhëse

Miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin

Pasardhëse

Shqipëria mes katër vendeve europiane me rënien më të lartë të numrit të fëmijëve

Pasardhëse

Shqipëria mes katër vendeve europiane me rënien më të lartë të numrit të fëmijëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.