• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha akuza Ramës: Anuloi takimin me Kurtin për t’i shërbyer Vuçiçit

18 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke se thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.

“Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

“Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!

Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral. Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroj tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.

Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç.
Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.

Tashmë dihet botërisht se “Euroatlantisti” Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Washingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal. Korruptimi i ish shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të Mc Gonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë”, shkruan Berisha.

Paraardhëse

Leo Messi: Kam arritur gjithçka në futboll

Pasardhëse

The Telegraph: Miliona pushues britanikë, mund të dynden drejt Shqipërisë

Pasardhëse

The Telegraph: Miliona pushues britanikë, mund të dynden drejt Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.