• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: 62% të të gjithë të burgosurve në paraburgim, sepse janë të pafajshëm

25 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij nga ballkoni i shtëpisë drejtuar mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij u shpreh se qeveria e krimit e ka mbushur paraburgimin me të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, dhe arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Fjalimi i Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju luftëtarëve të paepur të lirisë dhe dinjitetit, të qëndresës dhe shpresës.Me qëndresën tuaj, me zërin tuaj, jeni bërë udhërrëfyes për mbarë shqiptarët.

Çdo natë qytetarët e këtij vendi, ndjekin fjalimet tuaja, ndjekin parlamentin tuaj të fjalës së lirë, i cili është vite drite larg parlamentit Rama-Linda, i cili është vite drite larg parlamentit të krimit, që voton buxhet në 4 minuta, që shtyp liritë dhe të drejtat e popullit opozitar.

Nga kjo rrugicë, nga ky parlament ju përcillni shqiptarëve të vërtetat e mëdha.

Ju denonconi këtu si luftëtarë të pamposhtur, Edi Ramën, monizmin e shëmtuar të tij, diktaturën e tij, të bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Në aleancën siç e kanë thënë vetë me krenari, aleancën e qelbësirave.

Çdo natë nga kjo rrugicë, me guxim, ju mbroni liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë ndaj të cilave sot ka një agresion nga narkoshteti, njëlloj si në diktaturat e egra.

Miqtë e mi!

Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta.

Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim.
Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut.

I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty.

Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së.

Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij.
Ju denonconi një diktaturë të shëmtuar që ka krijuar për vete, drejtësinë më të shëmtuar më të shpërfytyruar që ka pasur dhe ka Shqipëria apo ndonjë vend tjetër.

Paraardhëse

Pse u vra Pëllumb Meta? Përjashtohet fejesa pa dëshirën e së bijës. Shkuesi: Pëllumbi na tha se vajza do vazhdonte shkollën

Pasardhëse

“Kur na kruhet hunda…”, Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Pasardhëse

“Kur na kruhet hunda…”, Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.