• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Bëri thirrje për kryengritje!” Ngjela zbulon çfarë e ka trembur Ilir Metën e Sali Berishën pas zgjedhjeve dhe paralajmëron zhvillime të bujshme

4 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë për mosnjohjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga opozita dhe nga Presidenti Ilir Meta.

Postimi i plotë:

“Cilat janë kushtet e kësaj kohe paszgjedhore që ndalon çdo lëvizje të dhunshme në Shqipëri?

l.

Është ende një turp historik përsëritja e refrenit antidemokratik të mos-njohjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Në fakt, ishte preteksti për kryengritje, kur Berisha – Meta e kishin si përmendje parazgjedhore pretendimin me refren: “zgjedhjet do të manipulohen”.

Por, pa asnjë provë. Pretendimi se një proces kushtetues është zhvilluar në kushte joligjore, pa paraqitur prova, është pretekst.

Po ky pretekst përse u hodh në konsum publik?

Këtë e shprehu presidenti në shkarkim Ilir Meta, kur nuk u përmbajt dhe foli për represion popullor në mbrojtjen e votës, përpara se sa të kryheshin votimet: domethënë na foli për kryengritje.

Po tani që kalanderët e “revolucionit për votën” janë të humbur dhe po llomotisin për “manipulim zgjedhor”, ku e kanë kryengritjen?

Kryengritësit janë strukur. Dhe, e dini pse? sepse i ka trembur stërvitja Defender 21 me trupat amerikane në Durrës e kudo në Shqipëri.

Zotërinj, Shqipëria është një vend anëtar i Natos: e njihni ju zotërinj se çfarë është Defender 21?

Kjo është një stërvitje ushtarake e Natos në mbrojtje kundër Rusisë, e cila po ndërhyn për destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe të vendeve të Mesdheut e të Lindjes së Mesme.

ll.

E pra:

E dinë këta trima që janë ekspertët e Natos që vendosin çështjen e stabilitetit të Shqipërisë sot, kur këtu janë mbi 8000 forca ushtarake amerikane?

E dinë këta revolucionarë që, për konceptin e drejtësisë perëndimore, është prova ajo që krijon besimin nëse ky proces është ose jo ligjor?

E dinë këta që prova vërtetohet vetëm përpara një gjykate?

E dinë revolucionarët e Metës dhe Berishës që Defender 21 është stërvitje ushtarake e Natos kundër Rusisë, e cila kërkon destabilizimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor?

E dinë këta që çdo lëvizje destabilizuese në Shqipëri, është në favor të Rusisë?

E dinë këta që në Shqipëri dhe në Kosovë Rusia paguan media dhe individë për të krijuar terrenin e destabilizimit të Shqipërisë?

E dinë këta revolucionarët e Tiranës përmbajtjen e Traktatit të Atlantikut Verior, për çdo anëtar të Natos; i cili kërcënohet nga Rusia?

Prandaj, për të gjitha këto që pyetëm; theksi demokratik është ky: po keni prova, paraqituni para një gjykate, në Shqipëri dhe në Strasburg.

Veprimet e tjera ju rrezikojnë, sepse nuk kanë lidhje me zgjedhjet, por me destabilizimin e Shqipërisë; dhe Shqipëria sot është shumë e mbrojtur.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Murrizi shpërthen me tone të forta dhe tregon skenarët se çfarë pritet të ndodhë katër vitet e ardhshme mes PS-PD

Pasardhëse

Nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet lëvizja që po përgatit PD-ja dhe ‘dosja e zezë’ që ajo disponon

Pasardhëse

Nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit, zbulohet lëvizja që po përgatit PD-ja dhe ‘dosja e zezë’ që ajo disponon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.