• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berat, ‘Plagë e kafshime’, trondit babai i fëmijës autik: Si im bir dhunohen edhe të tjerë (VIDEO)

13 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas publikimit të rastit të një 12 vjeçari të dhunuar e keqtrajtuar brenda qendrës që rehabilitimit “Jam si Ju”, Shqiptarja.com publikon dëshminë ekskluzive të Fortunato Bacit, babait të fëmijës, i cili është njëherësh edhe nënkryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar.

“Ajo është një qendër rehabilitimi 24 orëshe dhe atje mblidhen fëmijë nga të gjitha qytetet. Familjet i lënë atje dhe nuk kanë mundësi për kontroll, por ajo që ndodh është e tmerrshme më besoni. Atje fëmijët rrihen dhe lihen pa ngrënë”

Fortunato Baci

Ai akuzon drejtpërdrejt drejtoreshën e qendrës, Alda Shulla si njeriun përgjegjës për gjithë sa ndodh brenda qendrës dhe thotë se e njëjta histori si me djalin e tij përsëritet rëndom edhe më fëmijë të tjerë brenda qendrës.

“Alda Shulla drejtoresha e qendrës ka firmë ndërtimi atje, ka mbështetje politike se është me LSI, bën ligjin në Berat. Në vend që të më mbështeste kur iu ankova ajo më ktheu shpinën. I shkova në mënyrë shoqërore, iu luta që fëmija im të mos dhunohej, por e kotë! Do gjej avokat nga Tirana se këtu bën ligjin ajo. Kam edhe një dëshmitare, një punonjëse që më hapi sytë, e cila është e gatshme të vijë në gjyq e të rrëfejë se të gjithë fëmijët aty dhunohen. Ajo ka qenë punonjëse dhe e ka lënë punën pikërisht për këtë fakt”

Fortunato dhe bashkëshortja e tij kanë edhe një djalë tjetër autik, i cili kurohet në Itali. Ai thotë se kishin zgjedhur këtë qendrër për 12- vjeçarin pasi bashkëshortja nuk mund të kujdesej më për shkak të një problemi shëndetësor, por që prej javës së parë të qëndrimit jeta për të birin e familjen e tyre u kthye në mankth.

Në 1 qershor 2018 e regjistruam për herë të parë djalin në qendrën ‘Jam si ju’ në Berat… Brenda javës kuptova që ndaj djalit ushtrohej dhunë. Shkova tek drejtoresha por ma mohoi. Ne edhe ushqimin ia çonim nga jashtë se djalin nuk e ushqenin. Më thoshin kujdestarët që i bie të fikët se nuk ha bukë. Kur e pashë se situatën nuk munda ta rregulloja unë që jam nënkryetar i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, imagjino të tjerët. Nuk më mbante më shpirti dhe vendosa të bëj këtë video që kam shpërndarë në rrjetet sociale. E them me plot gojën që djali rrihej, dhunohej e kafshohej në mënyrë çnjerëzore brenda qendrës.

Ai tregon se i biri nuk është i dhunshëm, madje kur ka kriza nuk bërtet dhe as veteqëllohet, por vetëm përplas këmbët në tokë. Por pas qëndrimit për dy muaj në qendrën “Jam si ju” Fortunato shprehet se gjendja e tij është përkeqësuar.

“Djali zgjohet natën, trembet e bërtet…këto shenja ia ka lënë dhuna në atë qendër. Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje”

Fortunato ka bërë edhe një denoncim në polici për rastin dhe thotë se çështja po hetohet nga Prokuroria tashmë. Ai apelon që edhe prindërit e tjerë që kanë fëmijët në atë qëndër të reagojnë e të kujdesen për ta.

Njoftimi

Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal

Denoncimi i babait

Paraardhëse

Artikulli i rrallë i vitit 1921: Ja çfarë i mungon edukacionit tonë kombëtar (FOTO)

Pasardhëse

Si ta verifikoni llogarinë tuaj në Instagram (VIDEO)

Pasardhëse

Si ta verifikoni llogarinë tuaj në Instagram (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.