• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ben Blushi, parti me Sazan Gurin, Olti Currin dhe Sonila Meçon…

1 November, 2016
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ben Blushi ka prezantuar ashtu siç kishte premtuar, partinë e tij të re, të quajtur Libra.

Gjatë fjalimit të tij, Blushi ka thënë se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.

“Besoj se sot e di cili është vendimi më i rëndësishëm në jetën e njeriut, akti më i rëndësishëm është kurajo e tij për të vendosur. Njeriu fshIhet nga mendimet e veta dhe ushqehet me mendimet e veta.

Gjatë gjithë jetës së njeriut cilat janë vendimet më të drejta? Të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë.

Disa kanë luftuar disa janë përpjekur për të tjerët, disa kanë ëndërruar, disa kanë dyshuar, të gjithë sot jemi këtu për të besuar.

Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe”, tha ai.

“Libra do të thotë liri, peshore dhe drejtësi për njerëzimin. Libra do të jetë shpresa e shtresës së mesme për të rritur cilësinë e jetës”, ka thënë Blushi.

Ish-deputeti socialist ka deklaruar se Libra do të ketë ngjyrën e Diellit, pasi e verdha, sipas tij, përfaqëson optimizmin dhe mençurinë.

“Shqipëria nuk meriton të drejtohet kaq keq. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë kaq të varfër dhe kaq të pashpresë”, u shpreh ai.

Në partinë e Blushit pritet që të jenë drejtues disa njerëz si Sazan Guri, Olti Curri dhe Sonila Meço.

Këta janë njerëzit me të cilët Blushi, siç thotë edhe vetë, do shpëtojë Shqipërinë.

Paraardhëse

Qeveria, gati rishikimin e dytë me ulje të buxhetit 2016, me 5 mld lekë

Pasardhëse

Rama i përgjigjet Nishanit: Të mblidhen redaksitë e portaleve të Shqupit!

Pasardhëse

Rama i përgjigjet Nishanit: Të mblidhen redaksitë e portaleve të Shqupit!

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.