• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Belind Këlliçi takon Kongresmenin Republikan: PD partnere e besueshme e ShBA

18 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Patrisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë në Kongresin Amerikan, ku është takuar me Kongresmenin Republikan të Michigan, Z. Rep Tim Walberg.

“Kongresmeni Republikan vlerësoi raportet me Partinë Demokratike, si një forcë politike aleate dhe e besueshme në trajtimin e këtyre problematikave dhe si një partner i besueshëm i shtetit Amerikan”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Një takim mbresëlënës me Kongresmenin Republikan të Michigan, Z. Rep Tim Walberg dhe vizitë në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan. Me Kongresmenin Walberg për më shumë se 1 orë ndamë shqetësimet për zhvillimet në Europë, Ballkan, dhe për gjendjen jo të mirë të demokracisë dhe Shtetit të së Drejtës në Shqipëri. Kënaqësi të dëgjosh nga afër këshillat e një njohësi kaq të mirë të rajonit tonë si Z. Walberg, 7 herë Anëtar i Kongresit për përfaqësimin e Michiganit. Qëndrimi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO, një arritje e madhe kjo gjatë qeverisjes së PD, krah aleatëve në sfidat e pushtimit të Ukrainës apo kërcënimeve të tjera si sulmet kibernetike nga Irani, janë një moment për t’u vlerësuar. Por nuk ka rrezik më të madh për sigurinë dhe partneritetin me NATO dhe SHBA se sa korrupsioni qeveritar dhe drejtësia e kontrolluar.
Në këtë kuadër, pata dakordësinë e zotit Walberg se këto çështje duhen adresuar sa më shpejt dhe me energji.

Kongresmeni Republikan vlerësoi raportet me Partinë Demokratike si një forcë politike aleate dhe e besueshme në trajtimin e këtyre problematikave dhe si një partner i besueshëm i shtetit Amerikan. Edhe nga z. Walberg mora garanci se ai do ta rrisë monitorimin ndaj zhvillimeve në vendin tonë dhe se vetëm qëndrimet objektive e të bazuara mbi faktet reale, të partnerëve dhe institucioneve, janë ndihmë për të dalë nga kriza që po përjetojnë shqiptarët prej keqqeverisjes dhe korrupsionit madhor. Fenomenet e abuzimit, kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga qeveria në Shqipëri, meritojnë të trajtohen pa kompromis dhe me objektivitet. U largova nga takimi me z. Walberg i befasuar nga njohjet e tij për rajonin e vendin tonë, dhe i prekur nga dashuria e tij për Shqipërinë, e dëshira që ne të ecim sa më shpejt drejt anëtarësimit në BE dhe drejt konsolidimit të demokracisë”, shkruan ai.

Paraardhëse

Çmenden çmimet e apartamenteve në Tiranë, shtrenjohen deri në 40% brenda një viti

Pasardhëse

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Himarë, flet Artan Lame: Procesi i vështirë

Pasardhëse

Përfundon regjistrimi fillestar i pronave në Himarë, flet Artan Lame: Procesi i vështirë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.