• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Belind Këlliçi për Tiranën? Flet deputeti: Kam derdhur djersë për mandatin, por ky është moment historik për të rrëzuar Veliajn

29 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
400
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Belind Këlliçi, ka vendosur të hyjë në procesin e primareve për të kandiduar nën logon e koalicionit opozitar, përballë Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që hyn në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin e deputetit për të garuar përballë Velajt.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Log.”, ai sqaroi pse e shpalli kandidaturën pikërisht një orë pas firmosjes së marrëveshjes PD-PL.

Këlliçi: “Nuk ka lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes. Unë kërkova paradite që të shpallja kandidaturë. Për mos i paraprirë marrëveshjes, kam pritur me deklaratën gati për ta bërë deri sa mbaroi konferenca. Nuk ka lidhje.
Deputeti theksoi se ka padurim nga ana e tij për të rrëzuar Erion Veliajn në Tiranë. Vendimin për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, tha se e mori në 10-ditëshin e fundit pas takimeve me demokratët. E kam ndarë mendjen dhe çështja e fundit që kam pasur problem është mandati. Unë kam derdhur shumë mund dhe djersë por gjykoj se ky është një moment historik për të rrëzuar një model që është krijuar me Erion Veliajn”.

Por a është një kandidaturë politike si e Këlliçit më e avantazhuar në Tiranë në raport me dikë nga shoqëria civile apo jo politikisht aktiv?

Këlliçi: “Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PS, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë”.

Vendimi i Këlliçit për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës, erdhi 24 orë pasi Partia Demokratike hapi procesin e primareve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Emrat zyrtar të opozitës për këto 3 bashki, pritet të zgjidhen brenda muajit nëntor.

Ambicien për të garuar në procesin e primareve brenda PD, e ka shprehur edhe mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe aktori Julian Deda.

Paraardhëse

Ronela Hajati: Kënga ime është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e RTSh-së

Pasardhëse

Parashutisti çek zbriti nga mali i Dajtit në repartin ushtarak, alarm se mos ishte spiun

Pasardhëse

Parashutisti çek zbriti nga mali i Dajtit në repartin ushtarak, alarm se mos ishte spiun

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.