• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Belind Këlliçi flet për rrugëtimin në karrierë: S’më shtruan tapet të kuq

18 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë një bisede rreth talentit dhe punës, “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u pyet edhe rreth 24 orëve të tij të ditës.

Përtej daljeve në emisione, podiume apo protesta, Këlliçi tregon fillimin e rrugëtimit të tij menjëherë pas përfundimit të studimeve në SHBA dhe kthimit në Shqipëri.

Ai kujton se asokohe nuk kanë munguar as njerëzit që i kanë mbyllur derën.

Belind Këlliçi: “Më kanë pyetur jashtë mase, por edhe ata që janë bashkëpunëtorë ose janë miq e dinë rendimentin. Kur vijnë në orën 9 të mëngjesit dhe të shohin në zyrë, në punë dhe kur vijnë në orën 9 të darkës të shohin prapë në zyrë ose të shohin në emision, por në emisione këto vitet e fundit se për shkak të rritjes së aktivitetit publik në njëfarë mënyre, por më përpara ka qenë një punë e jashtëzakonshme terreni, kur të shohin ditë të shtune, ditë të diele në punë e kuptojnë se çfarë ndodh

.Unë jam kthyer në 2009 në Shqipëri, kam ardhur pas studimeve që i përfundova në SHBA dhe nuk kam njohur askënd në Partinë Demokratike në sensin personal, i kam njohur figurat publike etj. Nuk është se më ka hapur dikush derën, përkundrazi më është mbyllur dera kur kam ardhur dhe për këtë nuk kam komplekse, e kam thënë përherë”.

Aldo: Ta kanë përplasur derën?

Belind Këlliçi: “Patjetërqë po”.

Aldo: Kush?

Belind Këlliçi: “Mos të hyjmë në emra”.

Këlliçi shton se gjithçka e nisi pa pretendime, pavarësisht prejardhjes nga një familje tiranase apo rrethit shoqëror.

“S’më shtruan tapet të kuq”, shprehet ai ndërsa kujton edhe sakrificat që i është dashur të bëjë për profesionin e tij, të cilat do t’i mbajë mend gjithmonë.

Belind Këlliçi: “Orët e jashtëzakonshme, javët pa të shtunë dhe pa të diel, ditët pa asnjë lloj orari”.

Aldo: Sanduiç, byrek me dhallë.

Belind Këlliçi: “Ajo s’bëhet fjalë. Vetëm në fushatën e vitit të kaluar që garoja për kryebashkiak në Tiranë, pjesa kryesore e ushqimit ishte ndalo diku ha një sanduiç, ndalo ha në këmbë se s’ke kohë, patjetër. Ajo që mbaj mend janë protestat e jashtëzakonshme dhe qëndresa pafund, e kam seriozisht këtë, me qindra e qindra djem që janë goditur e arrestuar nga radhët e FRPD në këto 12 vite që kemi hyrë në opozitë.

Çfarë do të thotë, në 7 vite që unë kam drejtuar forumin rinor, pjesën kryesore, barrën kryesore edhesot për hir të së vërtetës, të protestave, të organizimeve, të terrenit, të përballjeve,e ka mbajtur rinia, e mban rinia, e mbajnë të rinjtë dhe e lodhshme, sinqerisht, përherë pjesa kur ti shkon në protestë, shkon me të rinj, merr pjesë dhe e di fare mirë që pavarësisht se protesta është paqësore, mund të ketë momente tensioni etj por që asnjëherë nuk eskalojnë në pikën që do të ndalohet dikush, ti e di që do e përfundosh ditën jo kur të mbarojë protesta, por do e përfundosh në komisariat duke u interesuar për të rinjtë, duke ndjekur të rinjtë dhe shpeshherë ka pasur raste që kemi qenë në procese gjyqësore”.

Paraardhëse

“Kur je e kurdisur që në bark të nënës”, Milaim Zeka komenton luksin e Hatit dhe Jasharit të TikTok-t!

Pasardhëse

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli, Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO

Pasardhëse

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli, Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.