• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Belind Këlliçi apel për pjesëmarrje: Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të fituar

14 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për kryetar bashkië në Tiranë, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim edhe këto minuta që kanë mbetur.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi u shpreh se “establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim”.

Sipas tij, tashmë është duke u luajtur finalaja dhe pritet vetëm fitorja.

“Janë 90 minuta që në fakt kërkojnë impenjimin tuaj, për të dalë e për të votuar, për të ndërruar 4 vitet e ardhshme. Establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim.

Ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet, në fshat, të rinjve e të rejave; dilni e merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00.

Është një shans që nuk do të na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë.

Është një shans i artë, një mundësi e veçantë që duhet ta kapi çdo i ri dhe e re në qytet. Është një shans për të gjithë të moshuarit, pensionistët për qytetarët, sidomos për ata që janë në zona rurale dhe që janë lënë të harruar prej vitesh e vitesh me radhë.

Dilni e merrni pjesë në këtë proces votimi sepse është e një rëndësie jetike për kryeqytetin.

Shifrat tregojnë se jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes do të duhet që të kalojmë këtë shifër, duke e rritur pjesëmarrjen. U bëj thirrje naquve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, jemi parë në sy, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji. Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale.

Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste të jashtëzakonshme për Tiranën, për kryeqytetin tonë dhe të ardhmen e të gjithë të rinjve në Tiranë. Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja. Votoni”, tha Këlliçi.

Paraardhëse

A do të shtyhet orari i votimit? Përgjigjet Celibashi

Pasardhëse

“Ka fyer komisionerët dhe tentuar të shtyjë kutitë e votimit në Elbasan”, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet ndaj Flamur Nokës

Pasardhëse

“Ka fyer komisionerët dhe tentuar të shtyjë kutitë e votimit në Elbasan”, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet ndaj Flamur Nokës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.