• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Begaj dhe Zonja e Parë festojnë me fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse

3 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtësë, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe fëmijët e stafit të Institucionit të Presidentit, u bënë bashkë për të kaluar një mëngjes festiv së bashku me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Aktiviteti i mbushur me momente kulturore dhe dëfryese për fëmijët, organizuar me iniciativë të Zonjës së Parë, kishte si synim të vendoste theksin tek nevoja që ka çdo fëmijë për t’u rritur në një ambient mbështetës e motivues.

“Ne, prindër dhe gjyshër, kemi një detyrë, të rrisim dhe edukojmë më të shtrenjtët tanë, duke u falur dashuri pa kufi, duke u dhënë mbështetjen e nevojshme dhe të duhur, duke u dhënë kurajo me duartrokitjet tona! Na takon ne të përcaktojmë familjen ku do të rriten fëmijët tanë, shoqërinë ku do të rriten ata! E kemi detyrë t’i bëjmë ata të ndihen gjithmonë të sigurtë në hapat e tyre, gjithmonë të mbrojtur”, tha në një prononcim për mediat Zonja e Parë.

Zonja Begaj vazhdoi më tej duke nënvizuar se: “Është detyrë e jona, e familjeve, e mësuesve, edukatoreve, institucioneve të ndryshme, t’i ushqejnë ata me dëshirën për t’u edukuar dhe shkolluar, për të qenë të lirë në mendime dhe veprimet e tyre, për të respektuar njëri-tjetrin dhe ne të rriturit. Për të dashur dhe respektuar atdheun e tyre. Fëmijët me ngjyrat e tyre, të lyejnë tablonë e jetës me optimizëm, e të sjellin shpresën edhe përballë sfidës më të vështirë! Ata janë superheronjtë tanë”.

Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me Presidentin Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre.

Kreu i Shtetit, falenderoi ushtarakët tanë në misione për kontributin e tyre dhe shprehu krenarinë për misionet e tyre, duke thënë se gjithçka që ata bëjnë, e bëjnë në emër të atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të të gjithë botës.

Nuk munguan gjithashtu këndet e leximit, shfaqje të sjella nga Teatri i Kukullave apo Cirku Kombëtar i Tiranës, e plot aktivitete të tjera të cilat entuziazmuan të vegjlit.

Paraardhëse

Pas rrëzimit, Biden pëson tjetër incident, godet kokën duke zbritur nga helikopteri

Pasardhëse

Zbulohet emri i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali, drama e familjes rëndohet më tepër

Pasardhëse

Zbulohet emri i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali, drama e familjes rëndohet më tepër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.