• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Befason Erion Veliaj: Ja pozicioni që po synon Ilir Meta me Monikën dhe Basha me Tabakun

6 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për këndin më të ri të lojërave në Laprakë. Kryebashkiaku nënvizoi se Njësia 11nuk është më bastion i paaftësisë dhe gjumit, por është kthyer në simbolin e punës.

“Kemi krijuar një oaz: rregulluam fillimisht kopshtin dhe çerdhen, më pas shkollën “Ahmet Gashi”, filluam shkollat e reja dhe vijuam me terrenet sportive. PD-ja jo vetëm nuk e ka më bastion, sepse bastionet sot shkojnë tek ai e ajo që punojnë, jo tek ai e ajo që bllokojnë dhe thonë: i kam peng pas politikës, do i përçaj, që t’i sundoj këta njerëz. Ne i bashkojmë njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë që ky jo vetëm nuk është një bastion i paaftësisë dhe gjumit, por bastion i punës”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi më tej se: “Jam i sigurt që do ndodhë edhe këtu, siç ndodhi te “Sami Frashëri”, do vijnë edhe këtu të thonë: betoni, betoni, betoni! Po fëmijët nuk do luajnë në llucë, shtrohet një shtresë betoni, mbi të shtrohet tartani. Do ju vijë Mona me Joridën te kangjellat, do varen këtu e do thonë: kush punoi, kush s’punoi. Lajmi i mirë është sot se vetëm një njeri po kandidon për kryeministër, Edi Rama. Ilir Meta me Monikën dhe Luli me Joridën po kandidojnë për supervizorë dhe brigadierë punimesh në Bashkinë e Tiranës. Ndaj, u themi: Kemi vende pune për supervizorë, jeni të mirëpritur, të paktën tani e dimë që ambicia e tyre është të jenë brigadierë komunaleje”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se ky qytet e ka të qartë se cilët janë ata që punuan dhe ata që tentuan të bllokojnë projektet për zhvillimin e qytetit. “Është kollaj të ankohesh tani që po punohet, por kur të mbarojë do ia shohim dukun dhe do na kujtohet kush punoi dhe kush i bllokoi projektet.

Para 5 vitesh, betejat tona për transformimin e Tiranës filluan me këndin e lojërave, me ata që merrnin pistoletën, linin presidencën dhe Parlamentin, për t’u sherrosur me lisharëset dhe lojërat e fëmijëve. Turp i madh! Më vjen mirë që ajo shprehja: “Zoti na e shtoftë inatin” ka funksionuar, kështu që çdo muaj kemi bërë nga një kënd të ri lojërash. Në 72 muaj në Bashkinë e Tiranës kemi 72 kënde lojërash”, deklaroi kryebashkiaku.

Paraardhëse

Kufizimi i kompetencave të Presidentit, Bujar Nishani reagon i revoltuar dhe paralajmëron ndryshimin e madh

Pasardhëse

Pas lajmit të frikshëm që dhanë autoritetet e huaja, Edmond Panariti bën kërkesën urgjente

Pasardhëse

Pas lajmit të frikshëm që dhanë autoritetet e huaja, Edmond Panariti bën kërkesën urgjente

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.