• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

BE-ja kundër një vale migrantësh nga Afganistani

23 August, 2021
në Botë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha informoi se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë një valë të migrantëve nga Afganistani.

Sllovenia aktualisht mban presidencën 6-mujore të BE-së.

“BE-ja nuk do të hapë asnjë korridor evropian humanitar ose migracioni për Afganistanin. Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet gabimi strategjik i 2015-ës”, – shkroi Jansha në Twitter më 22 gusht.

Në vitin 2015 më shumë se 1 milion njerëz nga Lindja e Mesme, të cilët iknin nga luftrat dhe varfëria arritën në Bashkimin Evropian.

Kryeministri slloven paralajmëroi masa të fuqizimit të kontrolleve kufitare, ndërsa tha se blloku 27-anëtarësh do të pranojë vetëm individë që ndihmuan misionin e NATO -s në Afganistan.

Mijëra afganë po synojnë të largohen nga vendi pasi kontrollin e morën talibanët pas 20-vjetësh të prezencës së forcave të huaja të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtarët e NATO-s përfshirë ata amerikanë filluan tërheqjen me 1 maj të këtij viti.

Talibanët po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në vend dhe kanë ofruar një amnisti të përgjithshme.

Por, afganët kanë frikë nga hakmarrja e tyre dhe ende i kanë në kujtesë vitet e sundimit taliban 1996-2001 kur të drejtat e njeriut në Afganistan shkeleshin në mënyrë brutale.

Talibanët kanë mbyllur pikat kryesore kufitare, por BE -ja është duke u përgatitur për rritjen e presionit migrues që vjen nga Afganistani në planin afatgjatë.

Disa vende të BE-së po bëjnë thirrje që refugjatëve t’u garantohet siguria në vendet fqinje me Afganistanin, para se BE-ja të marrë parasysh pranimin e migrantëve, përveç atyre që kanë punuar me forcat ndërkombëtare dhe disa individëve të rrezikuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila largohet nga pozita pas zgjedhjeve federale të 26 shtatorit, javën e kaluar bëri thirrje për veprim të koordinuar të BE -së mbi migracionin./Rel

Paraardhëse

Gazetari nga Serbia viziton Shqipërinë: Kemi dëgjuar histori shumë të mira për njerëzit tuaj

Pasardhëse

Dy të arrestuar në Korçë për hedhjen e gazit lotsjellës

Pasardhëse

Dy të arrestuar në Korçë për hedhjen e gazit lotsjellës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.