• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

BE: Frontex do të nisë angazhimin edhe në Shqipëri

6 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sipas BE-së është rënë dakord për një marrëveshje me Shqipërinë për angazhimin e Frontex-it në territor shqiptar për të reaguar më shpejt ndaj valës së migracionit dhe për luftë efikase ndaj kriminalitetit ndërkufitar.

Sipas Komisionit të BE-së kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend të tretë. Me miratimin e këtij vendi në të ardhmen janë të mundshme edhe aksionet e mbrojtësve të armatosur të kufirit të BE-së “në zonën territoriale të sovranitetit shiptar”.

Komisari i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos e cilësoi marrëveshjen si një “gur themeltar në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së në fushën e menaxhimit të kufijve”. “Unë shpresoj, që kjo marrëveshje t’i hapë rrugën forcimit të bashkëpunimit me të gjithë Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi komisari Avramopoulos .

Kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe nga Parlamenti i BE-së. Në verë të tilla “marrëveshje statusi” janë parafuar edhe me Maqedoninë e Shqipërinë. Tani ato duhet të nënshkruhen. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Më 2015 dhe në fillim të vitit 2016 qindra mijëra refugjatë përmes rrugës ballkanike nga Greqia kanë mbërritur në Gjermani dhe në vendet veriore të BE-së. Kjo mori fund, pasi i nxiti vendet që t’i mbyllin kufijtë e tyre.

Mbrojtësit e kufirit të BE-së me kompetenca të zgjeruara
Në situata krize këtej e tutje mbrojtësit e kufirit të BE-së mund të angazhohen edhe në Shqipëri, duke gëzuar të njëjtat kompetenca me ato të nëpunësve vendas të kufirit, që mund të mbajnë edhe armë. Shqipëria mund t’u lejojë nëpunësve të BE-së edhe që “në mungesë të mbrojtësve vendas të kufirit të përdorin forcë”, thuhet në marrëveshje. Të dyja palët marrin përsipër që të respektojnë plotësisht “të drejtat dhe liritë themelore”.
Frontex-i që nga viti 2016 ka mundësinë që të jetë aktiv edhe jashtë territorit të BE-së. Deri tani kjo ka vlejtur vetëm për shtete në fqinjësi të drejtpërdrëetë me BE-në, pra në Ballkanin Perëndimor apo në Afrikën e Veriut. Në shtator Komisioni i BE-së propozoi, që në të ardhmen kjo të mundësohet edhe për vendet e treta.

Organizatat e ndihmës: Gjithnjë e më shumë migrantë mbërrijnë në Spanjë
Gjithnjë e më shumë migrantë ndërkohë zgjedhin rrugën për në Spanjë. Atje numri i të ardhurve nga Mesdheu është rritur dita ditës. Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë këtyre ditëve të shtatorit kanë mbërritur mesatarisht 353 vetë në ditë. Në gusht 225 dhe në pesë muajt e parë të vitit 54 vetë në ditë.
Spanja sivjet ia ka kaluar Italisë me gjithsej 380.000 refugjatë të ardhru kryesisht nga Afrika. Në brigjet italiane sivjet kanë zbarkuar 21.000 migrantë dhe në Greqi 23.500. një vit më parë shifrat nga fillimi i vitit deri në fillim të tetorit kanë qenë 107.000 në Itali, 20.000 në Greqi dhe 12.000 në Spanjë. DW

Paraardhëse

E fundit: Nuk ishte shkak Elvana Gjata, zbulohet e vërteta e ngjarjes në Bllok

Pasardhëse

Akuzat, Balla thirrje Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer, Topalli do mbahet mend kur thoshte se Luli të gënjen edhe për orën

Pasardhëse

Akuzat, Balla thirrje Bashës: Bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer, Topalli do mbahet mend kur thoshte se Luli të gënjen edhe për orën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.