• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

BE e gatshme për të hapur “thesin me para” për Bjellorusinë, por ka një kusht

28 May, 2021
në Botë, Kryesore
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm të ofrojë të paktën tre miliardë dollarë për Bjellorusinë, kur shteti t’i kthehet rrugës së demokracisë dhe të fokusohet në sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor, të ristrukturojë ndërmarrjet shoqërore dhe shpenzimet në infrastrukturë, thuhet në një propozim që e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Ky draft-dokument, i titulluar “Korniza e planit të propozuar gjithëpërfshirës për mbështetje ekonomike të Bjellorusisë demokratike”, me gjasë do t’u prezantohet shteteve të bllokut më 28 maj, ku thuhet se “kur Bjellorusia të hyjë në rrugën demokratike, BE-ja do të sigurohet që të ketë për prioritet ndihmën e menjëhershme dhe afatgjate, me qëllim që ta ndihmojë Bjellorusinë që ta stabilizojë ekonominë, të reformojë institucionet, duke i bërë më demokratike”.

Ky plan fillimisht ishte propozuar vjeshtën e vitit 2020, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, ku Alyaksandr Lukashenka shpalli fitoren. Rizgjedhja e tij në krye të shtetit nxiti protesta, të cilat u shtypën me dhunë nga autoritetet.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar se do të përshpejtojë punën për këtë propozim, pasi autoritetet bjelloruse devijuan avionin Ryanair të ateronte në Minsk më 23 maj, ku më pas ndaluan gazetarin Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega. Blloku evropian po ashtu është duke punuar që të sanksionojë më shumë njerëz dhe kompani që janë të lidhur me regjimin në Bjellorusi. Po ashtu, në listën e sanksioneve pritet të futen edhe sektorë të mëdha të ekonomisë. Këto sanksione pritet të prezantohen në qershor.

Plani i BE-së për Bjellorusinë ndahet në tri shtylla. E para fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike të Bjellorusisë, ku sipas dokumentit që ka parë REL, ndihma makro-financiare e BE-së “do të ndihmojë në stabilitetin makro-ekonomik dhe do të forcojë situatën fiskale”. Në shtyllën e dytë fokusi është në ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore, të tilla si bankat, ku kërkohet përmirësimi i të drejtave pronësore, reforma në administratën publike, në sundimin e ligjit dhe reforma në gjyqësor.

Ndërkaq, shtylla e tretë përfshin investime konkrete në sektorë specifikë, siç është mbështetja e 20.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i lidhjeve të transportit etj. Në javët e ardhme Këshilli dhe vendet anëtare të BE-së pritet që të diskutojnë për këtë plan për Bjellorusinë në vlerë prej tre miliardë eurosh.

Paraardhëse

SHBA del me mesazhin e fuqishëm pas takimit ‘kokë më kokë’ të Yuri Kim me Arben Krajën

Pasardhëse

“2021 nisi me shumë raste të mëdha nga SPAK”, Ambasadorja Yuri Kim zbulon bisedën me Krajën e Hajnaj

Pasardhëse

“2021 nisi me shumë raste të mëdha nga SPAK”, Ambasadorja Yuri Kim zbulon bisedën me Krajën e Hajnaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.