• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“BE duhet të mbajë premtimet e veta”, Roth i prerë: Reformat nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit apo Parisit

27 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri gjerman Michael Roth e cilësoi si një autokritikë deklaratën që BE duhet të mbajë premtimet e veta për Shqipërinë, duke qenë se tashmë i ka përmbushur kushtet dhe se problemi i vetëm është ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Por ai tha se Europa është strukturuar mbi arritjen e konsensusit dhe është i detyruar të jetë racionale. Sipas tij reformat nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit apo shteteve anëtare por në shërbim të vendit, gjithsesi ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit.

Deklarata e Rothit:

“BE duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Për shembull liberalizimi i vizave duhet të ishte përmbushur prej kohësh. Po kështu edhe sot është e njëjta gjë, kushtet janë përmbushur dhe duhet të mbajmë fjalën. Por Europa është strukturuar mbi arritjen e konsensusit. Ne në fund duhet që të gjitha shtetet e BE të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Jam i detyruar të jem racional sepse jam i bindur që me argumente të mira mund të kapërcehet dhe skepticizmi. Ky është një proces ku të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Konsolidimi i shtetit ligjor, pavarësia e sistemit të drejtësisë, liria e mediave, larmia e mediave, lufta e vendosur kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar nuk janë një dhuratë që i bëhen Brukselit, Varshavës, Parisit apo Berlinit, por reforma në shërbim të vendit tuaj, sigurisht ato ndihmojnë në kapërcimin e skepticizmit. Ndaj diskutojmë në BE jo si një treg i brendshëm, por një sistem vlerash. Ne kemi ndërfutur mekanizma të rinj, mekanizmin e dialogut për shtetin ligjor, apo që shtetet anëtare të marrin më pak fonde në momentin që nuk i nënshtrohen parimeve të shtetit ligjor”, deklaroi Roth.

Paraardhëse

Arion Sulo tregon se çfarë ka zbuluar SHBA për Berishën dhe Ilir Metën

Pasardhëse

Ndizet debati brenda PD-së në Shkodër, anëtari i strukturës i drejtohet Shehajt: Çfarë kërkon këtu

Pasardhëse

Ndizet debati brenda PD-së në Shkodër, anëtari i strukturës i drejtohet Shehajt: Çfarë kërkon këtu

Diskutime rreth kësaj post



Botë

Ia “futi” dashnorja, zbulohet se si u vra bosi i kartelit “El Mencho”

Nga lajme10
23 February, 2026
0

Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, kreu i tmerrshëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos (CJNG), është ekzekutuar gjatë...

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

21 February, 2026
Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.