• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

BB, thirrje për ruajtjen e ritmit të reformave

2 March, 2016
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës Presidenti Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller, përfundoi vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kjo vizitë u fokusua në përpjekjet për reforma afatgjata të Shqipërisë për të kapërcyer izolimin historik dhe ecur drejt integrimit të plotë në BE dhe në nivel global, njofton zyra për shtyp e Bankës Botërore në Tiranë.

Zëvendës Presidenti Rajonal e vuri theksin te nevoja për një kalim afatgjatë drejt rritjes të orientuar nga investimet dhe eksportet, për një mirëqenie më të madhe. Ai shprehu mbështetjen për punën e Shqipërisë në kuadër të reformave dhe konfirmoi edhe një herë partneritetin e fuqishëm që ka me Shqipërinë Banka Botërore.

Zëvendës Presidenti Rajonal vlerësoi rezultatet e programit afatmesëm të konsolidimit fiskal, stabilitetit financiar dhe reformave strukturore që ndihmojnë rritjen ekonomike. Pas goditjes që pasoi krizën financiare e vitit 2008, ekonomia shqiptare po rimëkëmbet dhe pritet të rritet me 3,5 për qind në vit, në periudhën 2016-17. Pakësimi i humbjeve dhe rritja e arkëtimeve në sektorin energjetik, si edhe reforma e pensioneve kanë rritur stabilitetin social dhe fiskal të Shqipërisë.

“Po fillojmë të shohim rezultatet pozitive të valës së parë të reformave makroekonomike dhe strukturore. Përfundimi i këtij programi të vështirë dhe afatgjatë reformash do të kërkojë kohë. Është me rëndësi kritike të ruhet ritmi dhe kahu i tyre,” tha Cyril Muller.

“Kalimi i Shqipërisë drejt një modeli të ri rritje të orientuar nga eksportet dhe investimet, përmirësimi i mjedisit të biznesit, qeverisja e mirë dhe transparenca do të jenë me rëndësi për përshpejtimin e rritjes dhe mirëqenies së përbashkët.”

Zëvendës Presidenti Rajonal nënvizoi nevojën për të gjetur burime të reja rritjeje për ta përshpejtuar rritjen, si dhe nevojën e një shtytjeje të fortë për reformimin e shtetit dhe të shërbimeve të tij, lidhjen rajonale, gjithëpërfshirjen dhe barazinë gjinore në tregjet e punës, dhe çlirimin e potencialit të sektorit privat.

Gjatë vizitës së tij, Zëvendës Presidenti Rajonal Cyril Muller, shoqëruar nga Ellen Goldstein, Drejtoreshë Rajonale për Evropën Juglindore në Bankën Botërore, dhe Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv që përfaqëson Shqipërinë në Bordin Ekzekutiv të Bankës Botërore, është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Guvernatorin e Bankës Qendrore Genti Sejko, Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, anëtarë të tjerë të kabineti, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, përfaqësues të sektorit privatë dhe partnerë për zhvillim. Delegacioni i Bankës Botërore vizitoi edhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, e cila mbështetet nga një projekt i financuar nga Banka Botërore.

Banka Botërore e mbështet Shqipërinë për arritjen e prioriteteve kombëtare që prej vitit 1991, kur Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore. Shqipërisë është mbështetur me 86 projekte, në shumën totale prej mbi 2,4 miliard USD kredi dhe grante nga IDA dhe hua nga IBRD. Aktualisht, Banka Botërore mbështet një portofol prej nëntë projektesh në shumën 544 milion USD.

Paraardhëse

Loja e re e Dajtit, tashmë zvarrit edhe Gjykatën e Lartë

Pasardhëse

Veliaj: Fëmijët do të kenë më 1 qershor këndin e lojrave

Pasardhëse

Veliaj: Fëmijët do të kenë më 1 qershor këndin e lojrave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.