• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Baton Haxhiu: “Rama do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ja çfarë do ndodhë me PD e LSI”

5 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se Edi Rama do të fitojë mandati e tretë qeverisës. Në emisionin “As pro, as kundër” Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të jenë së bashku në zgjedhje.

Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të hyjnë në koalicion me njëra-tjetrën para zgjedhjeve. Sipas tij çdo gjë ka përfunduar dhe se dy partitë politike më të mëdha të opozitës do të hyjnë të ndara në garën e 25 prillit me mundësi bashkimi më pas, megjithatë ai është skeptik, pasi siç thotë ai politika nuk ka garanci.

Gazetari më tej shton se Rama dhe PS do dalin fitues në zgjedhje dhe sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.

Debati:

Baton Haxhiu: Gjërat kanë përfunduar të gjitha, jemi në garë zgjedhore. Asnjë opinion i Vencias, asgjë. Edhe LSI nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike. PD është një forcë e madhe politike e cila ka peshën e vet të situatës dhe nuk do rrezikojë situatën e vet me çfarëdo koalicioni.

Natyrshëm ka aleatët e vet. Ajo që unë pajtohem me kolegun e LSI, i cili tha se koalicioni i opozitës në të ardhmen do të jetë ai që do të fitojë zgjedhjet. Pajtohen në kuptimin fjalisë që tha. Ky koalicion mund të jetë vetëm i ndarë, por me një mundësi bashkimi pas zgjedhjeve. Por a është kjo e mundshme?

Politika nuk jep garanca të tilla. Nuk e di kush e ka ofertën më të mirë për koalicione në të ardhmen. Sa i përket zotit Duka pozicioni më komod si parti politike e ka partia e tij, sepse ka një synim.

Nuk është i varur nga financat e të tjerëve, ka një qëllim politik dhe ka komunitetin. Pozicioni i tij nuk krahasohet me asnjë parti tjetër më të vogël.

Robert Aliaj: Me çfarë po thoni ju më duket sikur po thoni që do të fitojë Rama.

Baton Haxhiu: Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS.

Robert Aliaj: E meriton?

Baton Haxhiu: E meriton apo jo është çështje tjetër, atë e vendos votuesi. Nga sondazhet shihet që Rama ka një përparësi të jashtëzakonshme. Shqetësimi te partitë politike duhet të jenë një referencë te gjenerata e re që nuk ka kënaqësi të dalë të votojë.

Robert Aliaj: Unë nuk e shoh sukses këtë Baton që edhe një mandat të tretë PS.

Baton Haxhiu: Një qytetar që merr përgjegjësi nuk është në një listë dhe ai me argumente thotë kush e ka fajin. Për çdo ditë e pështyjmë Shqipërinë.

Por, Shqipëria në çfarëdo varianti është më mirë në zhvillim se të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Kritika duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme, por ajo që unë shpresoj është që pushteti i ardhshëm do të ketë një marrëveshje politike.

Paraardhëse

Reagon Macron: “Erdogan kufizon lirinë e popullit turk”

Pasardhëse

Ngjela dhe Klosi: “Pas Llallës e kanë radhën njerëzit që fshihen pas tij”

Pasardhëse

Ngjela dhe Klosi: "Pas Llallës e kanë radhën njerëzit që fshihen pas tij"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.