Analisti, Baton Haxhiu, u shpreh se gjatë katër viteve të ardhshme qeveria “Rama” do të tregojë përgjegjësi të lartë dhe do të fokusohet tek realizimi i disa projekteve kryesore për zhvillimin e vendit.
“Do të jetë mandati i përgjegjësisë maksimale. Hapja e derës për negociata do të ndodhë dhe kur hyn brenda ke dhe disa obligime. Objektivi është superfuqi energjetike në Ballkan. Fuqizimi i reformës në drejtësi që është detyrim. 5 projektet e mëdha, apo 6 që i japin fuqinë Shqipërisë të një vendi që ka potencial të investimeve. Tri porte, aeroporti i Vlorës, autostrada e Adriatikut, tuneli Sarandës dhe Llogarasë dhe pastaj rruga e Arbrit që do të përfundojnë gjatë mandatit”, deklaroi Haxhiu për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post