• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkim Kopliku u nda nga jeta, reagon ashpër Kreshnik Spahiu dhe shpërthen në akuza të forta ndaj Berishës

23 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërthyer në akuza dhe sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, i cili ka qenë ish- ish-zv/kryeministër i Partisë Demokratike në qeverisjen e parë të saj, zoti Spahiu ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha si një njeri besëprerë që edhe në vdekje, i urren ish-bashkëpunëtorët e tij. Sipas tij, Berisha politikanët të fortë si i ndjeri Kopliku e me radhë i ka flakur në rrugë, për shkak se ata kanë qenë kundër linjës së tij.

“Dje u nda nga jeta Prof. Bashkim Kopliku. Për ata që janë të rinj po ju kujtoj se ai: Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993. Dje ai ndërroi jetë në avion teksa po shkonte në Itali për t’u kuruar nga Covid-19. Qindra personalitete shkruan dhe ngushëlluan dje, ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, me përjashtim të atij që e kish detyrim i pari. Sali Berisha e kishte zv/kryeministri, por si zakonisht e kishte hedhur rrugëve sepse ashtu ka bërë 100% me çdo numrat dy në parti. Unë po ju kujtoj që ai nxori nga partia gjithë numrat 2 dhe zv/kryeministrat. Bashkim Kopliku; Dashamir Shehi; Gramoz Pashko; Ilir Rusmaili; Bamir Topi; Gazmend Oketa; Jozefina Topalli; Vetë i zgjidhte dhe vetë i denigronte. Vetë i bënte heronj dhe pastaj i bënte tradhtar”, shkruan ai.

Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u shpreh se Berisha i urren aq shumë ish-bashkëpunëtorët e tij sa edhe në vdekje nuk i nderon. “Aq shumë i urren sa nuk i uron dot as kur nderojnë jetë. Mos e shihni Berishën me kostum dhe kollare, sepse aty nuk do e dalloni shpirtin e tij. Populli thotë: “Djalli fshihet në detaje”. Tradita dhe Kanuni Malësisë Gjakovës e kërkojnë që sot ai, të ishte në krye të funeralit sepse humbi bashkëpunëtorin më elitar, të viteve të lavdishme të Partisë Demokratike, por fatkeqësisht, ai nuk shpenzon as dy rreshta ngushëllim për njeriun e tij të afërt që ndërroi jetë. Nuk ia fal kritikat që Bashkim Kopliku i bëri këto vitet e fundit. Urrejtja i ka errur sytë për të harruar çdo Kanun apo traditë shqiptare. Urren çdo kënd që i del kundër në këtë botë dhe botën tjetër. Për Berishën, Bashkimi është një kufomë, që nëse do kishte mundësi do përdorte si arkivolin e Azemit për të hapur dyert e kryeministrisë apo si kufomat e Covid-19 që kanë mbushur portalet e Partisë Demokratike”, shkruan Spahiu.

Paraardhëse

Merret vendimi për transportin publik, do të ofrohet falas deri në këtë muaj

Pasardhëse

“Betohem se burri që më dashuronte”, Armina Mevlani si kurrë më parë, bën deklaratën befasuese

Pasardhëse

“Betohem se burri që më dashuronte”, Armina Mevlani si kurrë më parë, bën deklaratën befasuese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.