• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkia Tiranë strehon 11 familjet rome të përmbytura

17 January, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social, Besjona Dede: “Soba druri dhe izolim të ndërtesës, për familjet e shpërngulura nga Bregu i Lumit”

Në kushtet e temperaturave të ulëta, Bashkia e Tiranës ka marrë masa mbi krijimin e kushteve normale për familjet e shpërngulura në Tufinë për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Besjona Deda, tha se po krijohen kushtet për përballimin e motit të ftohtë për disa familje të shpërngulura nga Bregu i Lumit, të cilët iu rrezikua banesa nga reshjet e ditëve të fundit dhe u vendosën në repartin ushtarak të Tufinës, si një mundësi e vetme që u pa për t’i sistemuar.

“Duke qenë se kushtet e repartit nuk ishin të përshtatshme për përballimin e motit të ftohtë, me ndihmën e organizatave partnere dhe donatorëve mundësuam krijimin e kushteve të përshtatshme, izolimin e repartit, sjelljen e një bolieri depozite për të furnizuar me ujë të pijshëm dhe tualete lëvizëse”, u shpreh Dede. Krahas këtyre ndërhyrjeve në godinat ekzistuese, Bashkia e Tiranës ka marrë masa edhe për të ofruar ngrohje në kushtet kur temperaturat e ulëta të ditëve të fundit.

Bashkia merr masat per 11 familjet e shperngulura ne Tufine (1)“Ne ndihmën e Bashkisë së Tiranës u mundësua sjellja e sobave të drurit të cilat do të krijojnë një mjedis të ngrohtë për të përballuar motin e ftohtë që pritet në ditët në vijim dhe situatat nën zero”, tha Dede. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës falenderoi të gjithë organizatorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët që kanë asistuar në këto ditë. Ajo garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë pranë kategorive në nevojë, për të përballuar këtë situatë të ftohti dhe shmangien e tragjedive njerëzore.

Rreth 45 anëtarë të komunitetit rom janë vendosur në repartin ushtarak në Tufinë pasi mbeten të pastrehë nga marrja e barakave prej Lumit të Tiranës gjatë shirave të rrëmbyer të javës së shkuar. Për të siguruar kushtet mbi përballimin e ditëve të ftohta, u mundësua izolimi termik i repartit, vendosja e depozitës së ujit për furnizimin të vazhdueshëm, tualete dhe dushe të lëvizshme, soba dhe dru për ngrohje. Gjithashtu është garantuar furnizimi me ushqim, batanije, dyshekë e veshmbathje. Mbështetja nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës dhe asistenca mjekësore do të jetë e vazhdueshme.

Paraardhëse

Horoskopi, e Hënë 18 janar 2016

Pasardhëse

Personalitetet shqiptare që kanë vdekur apo janë vrarë në Janar

Pasardhëse

Personalitetet shqiptare që kanë vdekur apo janë vrarë në Janar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.