• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkia e Tiranës mbjell 200 qershi japoneze

6 March, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës vijon punën për shndërrimin e Parkut të Liqenit Artificial në një qendër çlodhëse dhe argëtuese për të gjitha moshat. Paraditen e të dielës, Bashkia e Tiranës nisi mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në të.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zëvendësambasadori japonez, Hiroshi Yamauchi, sekretari i përgjithshëm, Yukiko Constantinescu, si dhe Konsulli i Nderit i Japonisë në Tiranë, Avni Ponari, mbollën 200 pemë të llojit qershi japoneze, si pjesë e projektit të rijetëzimit të Parkut të Liqenit.

“Po mbjellim sot 200 pemë qershie. Një nga atraksionet më të bukura në parkun qendror të Uashingtonit, i cili quhet ‘Washington Mall’, janë qershitë japoneze”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Mbjellja e qershive te Liqeni (2)Duke iu referuar projektit për mbjelljen e këtyre qershive në zonën e përftuar nga prishja e ndërtimeve pa leje në krah të Korpusit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo do të krijojë një hyrje shumë elegante në Parkun e Liqenit. “Me këto 200 pemë që mbjellim sot, numri i pemëve që kemi mbjellë në këto 6 muajt e fundit vetëm në Parkun e Liqenit shkon në 2700. 2500 kapëm fundjavën e kaluar, dhe më vjen mirë që çdo fundjave vetëm po shtojmë”, tha Veliaj.

Ky projekt, theksoi kryebashkiaku, është përgjigja më e mirë ndaj të gjithëve atyre që mund të kenë dyshime ose janë skeptikë për punën e Bashkisë. “Puna është argumenti më i mirë. Për sa kohë që këtu çdo fundjavë po shtohen nga 200 pemë të reja, besoj se kjo është përgjigja më e mirë për këdo që do të na bllokojë në këtë punë”, theksoi kryetari i Bashkisë. Ndaj, ai u shpreh i bindur për të vijuar të gjitha projektet transformuese, jo vetëm për parkun, por në të gjithë Bashkinë e Tiranës.

Mbjellja e qershive te Liqeni (3)“Mbetem shumë i vendosur që çdo projekt i Tiranës të vazhdojë në drejtimin e duhur, qoftë projekti për këndin e lojërave, qoftë projekti për rrugët dhe infrastrukturën, që do ta bëjë Tiranën më të qarkullueshme, do të lehtësojë trafikun, qoftë projekti i pyllëzimit që po vazhdojmë, jo vetëm këtu në Parkun e Liqenit, por edhe në parqe të tjera”, tha Veliaj. Ai gjithashtu, bëri të ditur se qeveria ka miratuar ndërkohë projektin e Bashkisë së Tiranës për Parkun e Kasharit, i cili do jetë parku i ri urban për qytetarët e Tiranës.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, duke folur për projektin e rijetëzimit të Parkut të Liqenit me qershi japoneze, theksoi se ajo do të kthehet në një pikë atraktive për qytetin për të gjithë brezat që do ta shijojnë.

Paraardhëse

AKT merr pjesë në panairin

Pasardhëse

Basha: Murqini, fshati i braktisur nga qeveria

Pasardhëse

Basha: Murqini, fshati i braktisur nga qeveria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.