• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha u pret oreksin aleatëve, bashkëqeverisja me PS opsion i fortë pas zgjedhjeve të 25 prillit, vuloset ndarja me LSI

24 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
503
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara të mbajtura gjatë këtyre 30 viteve, është ende e vështirë të përcaktohet qartësisht se nga do të anojë pushteti pas 25 prillit. Taktikat e opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike dhe mazhorancës socialiste për të maksimalizuar votat dhe shtimi i elektoratit gri që mund të jetë përcaktues qoftë edhe me mospjesëmarrje në votime, ka sjellë mjaft konfuzitet në radhët e partive politike.

Gazeta i ka bërë një skaner të gjitha lëvizjeve dhe deklaratave të partive politike, ku kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se do të dalin më të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Basha u pret oreksin aleatëve

Kështu, burime të sigurta nga selia blu theksuan se kryedemokrati Basha po e shfrytëzon më së miri Kodin e ri Zgjedhor, për t’iu mbyllur derën dhe prerë oreksin aleatëve tradicionalë të PD. Këta të fundit kanë tentuar që falë presioneve dhe idesë së partitë e tyre kanë peshë në elektorat, t’i kërkojnë zotit Basha shumë ofiqe, siç është lënia në listat e sigurta të Partisë Demokratike të më shumë se 3 emrave nga radhët e tyre. Por kjo kërkesë hasi në rezistencën e Bashës, pasi lideri demokrat u tregua i ftohtë dhe pranoi që të kandidonte në listat fituese të demokratëve vetëm krerët e partive. Madje, sot që flasim zoti Basha vijon ende negociatat me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilët nuk e ka mbyllur ende marrëveshjen sa i takon mënyrës se si do të hyjnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu gjasat janë që të gjendet një gjuhë e përbashkët, duke qenë se sot skadon afati i koalicioneve që do të regjistrohen pranë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë nga ana tjetër, shefi i demokratëve ka lënë jashtë koalicionit edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila pritet të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit e ndarë nga Partia Demokratike, pra me listën e saj. Por fakti që Basha iu ka prerë oreksin aleatëve dhe ka lënë jashtë LSI-në, vendim të cilin e ka marrë dje gjatë një takimi që pati dje në mbrëmje me zonjën Kryemadhi, është një tregues i qartë se ai po tenton që të fitojë i vetëm 71 mandate në zgjedhjet e ardhshme. Për rrjedhojë ky rezultat pritet që t’i japë Bashës të drejtën për të formuar qeverinë. Kjo do të thotë se pavarësisht se është deri diku e vështirë që PD të fitojë kaq mandate deputetësh, Basha i ka lënë qëllimisht aleatët përfshi LSI-në, për të parë se sa vota do të marrin dhe për faktin se në rast se i ka në qeveri ata do të kërkojnë shumë dikastere nga e ashtuquajtura “tepsia e pushtetit”.

Bashkëqeverisja me PS opsion i fortë i demokratëve

Por vështirësia për të fituar e vetme 71 mandate nga ana e Partisë Demokratike ka bërë që kjo e fundit të kthejë sytë nga Partia Socialiste. Gazeta e ka deklaruar se ndërkombëtarët e mbështesin idenë e një bashkëqeverisje Rama-Basha, duke nxjerrë jashtë loje LSI, ndërsa mësohet se po negociohet te arritja e këtij realiteti. Ndërkohë që mësohet se kjo skemë pritet të ndodhë edhe për të mirën e integrimit europian të Shqipërisë dhe vetë qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që Parlamenti i ri të jetë solid dhe të mos ketë sherre apo bllokime reformash e ligjesh. Madje, sinjalin se mund të shkojmë drejt një bashkëqeverisje PS-PD pas 25 prillit, e ka dhënë dje edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit u pyet dje gjatë konferencës “Ekonomia në fokus” se përse target të sulmeve të tij ka presidentin Ilir Meta dhe jo kreun e opozitës, Lulzim Basha. Mirëpo, Rama preferoi të mos i përgjigjej kësaj pyetje, duke lënë të nënkuptohet se në prapaskenë ka një flirt mes tij dhe Bashës për këtë çështje.

Paraardhëse

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti godasin Shqipërinë në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Shpëtim Idrizi histori tradhtish dhe mosmirënjohje ndaj aleatëve, ja pse Lulzim Basha nuk i zë besë kreut të PDIU

Pasardhëse

Shpëtim Idrizi histori tradhtish dhe mosmirënjohje ndaj aleatëve, ja pse Lulzim Basha nuk i zë besë kreut të PDIU

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.