Kreu i PD-së Lulzim Basha sot feston ditëlindjen. Ai mbush 47 vjeç. Në ambientet e jashtme të selisë blu, kryedemokrtatit i është bërë një surprizë nga të rinjtë e PD-së.
Torta kishte formën e shahut që duket se është një ndër lojërat e pëlqyera të Bashës, i cili nesër do të jetë përballë Fatbardh Kadillit, Agron Shehajt dhe Edit Harxhit për t’u rikonfirmuar si kryetar i PD-së.
Siç është tradita, ai që ka ditëlindjen pret tortën dhe në këtë rast me batutë Basha tha po ia presim kokën këtij “mbretit të zi” Ata e kanë surprizuar Bashën me një tortë me tabelë shahu dhe të gjithë bashkë kënduan këngën “Shumë urime”.








Diskutime rreth kësaj post