• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha shkund edhe Kryesinë, kërkon votëbesim nga baza për anëtarët, furtunë në radhët e njerëzve të Sali Berishës

28 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i vendosur për reformuar dhe për ta çuar përpara projektin e tij për të pastruar partinë nga klani i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Së fundmi kryedemokrati Basha ka vendosur të shkundë edhe Kryesinë, ndërsa kërkon votëbesim nga baza për anëtarët e këtij organizmi të lartë. Kështu, gazeta ka mësuar se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD ka vendosur që edhe Kryesia e Partisë Demokratike, një nga organet më të larta të saj, të kalojë e gjitha nën votëbesimin e anëtarësisë. Anëtarëve të Kryesisë u ka mbërritur një email që përcakton edhe degën se ku do të votohen nga anëtarësia e PD.

Nga 28 anëtarët e Kryesisë nga procesi do të jenë të përjashtuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, dy nënkryetarët Paloka e Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ndërkohë nga procesi i votimit janë përjashtuar edhe 3 anëtarët e Kryesisë, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, si dhe Drejtori i Fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj. Të tre funksionarët janë përfshirë drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që pas mbledhjes së kryesisë së 25 qershorit.

15 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike do të votëbesohen në kryeqytet të shpërndarë në të gjitha degët e Tiranës. Ndërsa një vendimmarrje e dytë do të përcaktojë nëse pas votëbesimit nga anëtarësia, anëtarët e kryesisë do të kandidojnë për një mandat deputeti në zonat ku janë përcaktuar aktualisht apo do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit. Por për të shmangur pakënaqësitë që do të dëmtonin procesin dhe për të mos sjellë përçarje mes demokratëve, anëtarëve të Kryesisë u është kërkuar të plotësojnë një deklaratë personale njësoj si çdo kandidat që është kualifikuar nga komisioni. Deklarata përfshin zotime për të mbështetur Partinë Demokratike edhe në rast të skualifikimit nga gara, mos përfshirje në retorikë përçarëse, mospërfshirje në veprime apo komente që dëmtojnë kandidatët e tjerë në garë.

Furtunë në radhët e njerëzve të Berishës

Por ajo që bie në sy në këtë lëvizje të re të imponuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është fakti se mes emrave të Kryesisë për të cilët kërkohet votëbesim nga baza ka dhe nga ata që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Pra, duket se Basha do të vijojë me furtunën brenda PD-së, ku më të rrezikuar për t’u larguar apo lënë jashtë listave e organeve drejtuese janë njerëz pranë Berishës.

Kjo do të thotë se Basha po vijon me të njëjtën linjë, sikundër veproi kur erdhi në krye të Partisë Demokratike, ku nis një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, si dhe zërave kritikë. Kulmi i përjashtimeve ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe pas paktit të 17 majit “Rama-Basha” të 3 viteve më parë, ku në mënyrë të beftë kryedemokrati Basha la jashtë shumë figura të spikatura si ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli apo ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi. Kështu që edhe vendimi për të kërkuar votëbesim për anëtarët e Kryesisë, tregon qartë se Basha nuk i ka me sy të mirë disa nga mbështetësit e Berishës. Madje, një gjë të tillë e tregon edhe fakti se në shumë prej qarqeve që po votohen kandidatët për deputetë, shumica e emrave janë të rinj. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Paraardhëse

Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

Pasardhëse

Një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet të jetë moti dhe kthesa e madhe që do marrë

Pasardhëse

Një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet të jetë moti dhe kthesa e madhe që do marrë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.