• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha shkarkoi Berishën nga çdo pozicion, Mustafaj nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit të ish-kryeministrit

21 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe me delegatë mbështetës të tij, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur me shpalljen. Këtë vendim të Bashës, besnik Mustafaj e interpreton si tregues të pafuqisë së tij politike.

“Ai ishte një thellim i marrëzisë politike. Ishte një prerje kostumi sipas masës si puna e tenderave të qeverisë, më tregonte njëri që për të marrë subvencione përmes serave, thotë se serat duhet të jenë 1 metër e 74, në këtë kuptim kjo mënyrë formulimi duket se është qartë për Berishën. Berisha nuk ka asnjë funksion përveçse deputet, atëherë përse e përjashton. Kjo ishte një ndërmarrje e panevojshme dhe e dëmshme që tregon se sa i pafuqishëm është politikisht Basha”, tha Mustafaj për ABC.

Ai tha se Berisha nuk duhet të bëjë grup parlamentar më vete, ndërsa e ka quajtur Bashën të defaktorizuar.

“Pjesa e legjitimitetit është si ta marrësh, ta jep anëtarësia, anëtarësia dha Berishës. Për të marrë pjesë në zgjedhje mjafton të jetë një deputet. Qëllimi është për të arritur një bashkim. Protestat janë të domosdoshme që tregojnë tehun kryesor ku drejtohet lufta politike, bëhen kundër qeverisë… etj. Basha përpiqet të bëjë protagonistin edhe kur s’e ka kontekstin, për të brë protagonistin duhet të kesh një kontekst. Basha është defaktorizuar dhe nuk është i aftë të kuptojë gjendjen e tij dhe shfrytëzohet nga kundërshtari.

Për sa kohë Berisha këmbëngul te fakti që PD nuk do ndahet nuk duhet në asnjë mënyrë të kishte një grup parlamentar më vete. Në këtë kuptim grupi parlamentar duhet të ruajë kompaktësinë. Unë mendoj se grupi parlamentar nuk duhet të përçahet të gjithë të jenë bashkë”.-tha ai.

Teksa ka folur për protestën e organizuar dje nga ish-kryeministri Berisha kundër nismën “Open Balkan”, Mustafaj thotë se ishte absurd fakti që Basha dhe përkrahësit e tij dolën kundër.

“Për mua është e rëndësishme të kuptojmë arsyen pse Berisha e thirri një protestë të tillë. Unë besoj se kjo protestë kishte më shumë domethënie për rikthim te ai konservatorizmi që zhvilloi Berisha sesa të tjera, pati rikthim te patriotizmi. Tani çdo gjë mund të interpretohet si kundër Bashës. Çdo deklaratë e tyre do të intepretohet si kundër Bashës, kjo nuk është çudi, çudi është si guxon Basha dhe deputetët të shprehen kundër një proteste të PD. Kjo është një absurditet dhe tregues se kujt i interesonte degradimi i protestës. Ramës dhe Vuçiç. Ata do duhej të bashkoheshin me çdolloj proteste. Për mua ky është një tregues i mendje-ngushtësisë i Bashës. Për mua ky është një manovër që bëhet për ta devijuar qëllimin e luftës politike që ka Komisioni i Rithemelimit. Basha në njëfarë mase të madhe është defaktorizuar, sidomos pas referendumit të 18 dhjetorit, është defaktorizuar për shkak të deklaratave të tij”, tha ai.

Incidentin me djegien e flamujve serbë, Mustafaj nuk e konsideron si diçka të bukur, por thekson se nuk duhet të merret si alarm pasi është një akt proteste.

“Pati arrestime dhe lirime në Beograd, kjo nuk është një gjë e bukur aq më tepër kur ai është në shtëpinë tënde. Djegia e flamujve nuk është një gjë e bukur por është një akt proteste, në vetvete djegia e flamurit ka qenë akt proteste në këto lloj protestash. Djegia e flamujve nuk është e bukur por nuk është një gjë që duhet të merret me alarm nga diplomacia dhe politika e 2 vendeve”.-u shpreh ai.

Dy liderët e grupimeve kundërshtare brenda forcës politike opozitare më të madhe në Shqipëri, Berisha dhe Basha, me vendimet e marra dhe sulmet e ndërsjellta po ecin me shpejtësi drejt ndarjes.

Paraardhëse

Milaim Zeka: Vuçiç po tregohet i zgjuar, ja çfarë e pret Albin Kurtin

Pasardhëse

Nënshkruhen 5 marrëveshjet e rëndësishme mes 3 shteteve

Pasardhëse

Nënshkruhen 5 marrëveshjet e rëndësishme mes 3 shteteve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.