Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u ka nisur një mesazh demokratëve, pasi me 18 qershor do të mbahet mbledhja kryesisë.
Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi,” shkruhet në mesazhin e Bardhit.
Diskutime rreth kësaj post