• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha refuzon sërish Mediun dhe Idrizin, nuk ka marrëveshje për lista të përbashkëta, zbardhet mesazhi i kreut të PR

20 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Veniten shpresat e PDIU dhe Partisë Republikane për marrëveshje me PD. Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga afati për listat e kandidatëve, Basha është në dilemë për bashkëpunimin me Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun. Ditën e djeshme kreu i PD organizoi një takim me të dy krerët e partive, por nuk ka pasur marrëveshje. Idrizi iku pa folur me mediat, çka do të thotë se futja e PDIU në listat e PD është e vështirë.

Ndërkohë takimi i Bashës me Mediun ka qenë më i butë, por pa rezultat. Vetë Mediu foli për mediat, por u shpreh se sërish nuk është vendosur përfundimisht se sa vende do të marrë PR dhe renditja e tyre. Sipas tij, një pikë e rëndësishme për PR është që në programin elektoral të PD duhet të merren parasysh dhe propozimet e partive të tjera. Gjithsesi ai vuri në dukje se synimi është që opozita të sigurojë votat maksimale në 25 prill.

“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i takojnë PD dhe PR. Ajo që dua të them pavarësisht se kush është emri i personit PR do jetë kontributore për të marrë vota në Kukës dhe Dibër dhe në zona të tjera që s’kemi pretendime për kandidatë. Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politik ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politikë kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve. Ne mund të bëjmë të mundur të fillojmë të hapim negociatat sa më shpejt, siç e tha dhe Basha në Kroaci dhe Slloveni”, tha ai.

Pas deklaratës që bëri për mediat, Mediu iu ka dërguar një mesazh privat të gjithë strukturave kur sqaron konkretisht çfarë ndodhi në mbledhjen në selinë e PD. Gazeta “SOT” ka siguruar këtë mesazh dhe aty tregohet qartazi që PD dhe PR nuk kanë arritur në asnjë marrëveshje. Ajo çka bie në sy është se pika problematike dhe që nuk ka arritur negocimin mes palëve është kandidimi për në qarkun e Tiranës.

Mediu tregon se i ka bërë të qartë Bashës se nuk pranojnë diskutime për këtë qark, pasi partia e tij ka siguruar një mandat në Parlament, ndërsa aleatët e tjerë jo. Ndërkohë ai bëri të ditur se në takim nuk u diskutua asgjë tjetër dhe normalisht nuk arritën dot në asnjë përfundim që mund të japë shpresë për bërjen e një marrëveshjeje. Madje as nuk ka për t’u arritur një e tillë për aq kohë sa PD nuk plotëson kërkesat e dy partive të tjera, prandaj ai kërkon më shumë se një mandat.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik, për mos t’u konfuzuar me mediat. Kisha një takim me Bashën dhe i vura në dukje qëndrimin e PR që Tiranën nuk e negociojmë sepse kemi marrë mandat dhe asnjë aleat tjetër nuk e ka marrë. Nuk diskutuam për asgjë tjetër dhe nuk kemi asnjë zhvillim konkret. Miqësisht Fatmiri”, ka sqaruar Mediu përmes këtij mesazhi.

Kujtojmë se, PD-PR akoma nuk janë në rrugën e duhur për një marrëveshje, kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati final për regjistrimin e koalicioneve në KQZ. Ndërsa data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër PDIU e sheh veten larg PD pasi Idrizi ka rritur pretendimet dhe Basha nuk e ka pranuar që të fusë më shumë se 1 kandidat nga çamët.

Paraardhëse

Fati i Llallës në duart e Gjykatës së Posaçme, Gjykata e Lartë refuzon të shpëtojë ish-Kryeprokurorin nga “specialët”

Pasardhëse

Pasojat e motit ekstrem, Biden gati të shpallë gjendjen e ‘katastrofës së madhe’

Pasardhëse

Pasojat e motit ekstrem, Biden gati të shpallë gjendjen e 'katastrofës së madhe'

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.