• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Basha publikon artikull në “The Wall Street Journal”: Si ta bëjmë Rusinë të paguajë për Ukrainën!?

19 December, 2023
në Shqip+
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasditen e 18 Dhjetorit, në gazetën e përditshme amerikane ‘The Wall Street Journal’ është publikuar një artikull me autorë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën dhe kongresmenin amerikan French Hill.

Të dy sëbashku propozojnë një legjislacion kombëtar për të bërë të mundur ndëshkimin e Rusisë për Ukrainën.

Ky legjislacion duket se do përmbajë tri objektiva për të siguruar rezultat. Objektivat lidhen me rolin udhëheqës, avantazhin monetar dhe autoritetin detyrues.

Artikulli i Plotë:

Bota duhet të qëndrojë e bashkuar në qëllimin e përbashkët për të ndihmuar Ukrainën përballë agresionit të paligjshëm të Rusisë dhe kërcënimeve gjeopolitike gjithnjë e më të mëdha të Vladimir Putin në të gjithë Evropën. Prandaj ne, si dy legjislatorë nga të dy anët e Atlantikut, kemi bashkuar forcat për të bërë Rusinë të paguajë për rindërtimin afatgjatë të Ukrainës, në përputhje me normat e ligjit ndërkombëtar.

Në nëntor, legjislacioni i Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve Michael McCaul, Akti REPO për Ukrainën, kaloi komitetin 40-2. Ky akt do të sekuestrojë të gjitha pasuritë sovrane ruse në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht rezervat e bankës qendrore ruse të ngrira në Rezervën Federale. Një përpjekje e njëjtë, e fortë dhe komplementare, po zhvillohet përmes Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Komiteti i Marrëdhënieve Politike i PACE miratoi në mënyrë unanime një memorandum javën e kaluar mbi sekuestrimin e pasurive shtetërore ruse.

Çdo legjislacion kombëtar duhet të përmbushë tri objektiva për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm për Ukrainën.

Së pari, Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol udhëheqës duke punuar ngushtë në bashkëpunim me aleatët. Washington po e bën këtë, duke avancuar legjislacionin që Presidenti Biden duhet të nënshkruajë kur të mbërrijë në tavolinën e tij. Pavarësisht se vetëm rreth 8 miliardë dollarë, nga rreth 280 miliardë dollarët e ngrira, ose të paralizuar në pasuritë sovrane ruse janë në Shtetet e Bashkuara, bashkëpunimi multilateral i plotë është kritik për suksesin.

Së dyti, legjislacioni duhet të maksimizojë avantazhet monetare potenciale për Ukrainën, pa kosto për taksapaguesit. Dy zgjidhje të lehta mund të përmirësojnë legjislacionin amerikan dhe mund të jenë një model për të tjerët. Të gjitha pasuritë sovrane dhe shtetërore, përfshirë ndërmarrjet në pronësi të shtetit, duhet të përcaktohen qartazi dhe duhet të përfshihen në çdo legjislacion përfundimtar, jo vetëm rezervat e bankës qendrore. Gjuha në projektligjin e Dhomës që kufizon sekuestrimin e pasurive ruse: “të denoncueshme në dollar” ose ndërmarrjet “të drejtpërdrejta të drejtuar nga shteti” duhet gjithashtu të fshihen. Aksionarët minoritarë mund të mbrohen në mënyrë të veçantë.

Së treti, legjislacioni duhet të sigurojë një autoritet detyrues për degën ekzekutive për të sekuestruar dhe transferuar titullin dhe interesin e pasurive ruse në përfitim të Ukrainës. Kjo do të shmangte pasiguritë ligjore dhe do të mbështetet nga ligji ndërkombëtar i kundërmasave.

Në maj, Këshilli i Europës themeloi një Regjistër të Dëmeve të shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës në Hagë, në të cilin SHBA-ja është nënshkruese. Mekanizmi i planifikuar ndërkombëtar i financimit dhe tribunalit të pretendimeve përmendet në të dy projektligjet e pritshme të SHBA dhe në rezolutat e PACE, të cilat priten të miratohen së shpejti.

Duke pasur parasysh urgjencën e ndihmës për Ukrainën, SHBA dhe Evropa duhet të paraqesin një front të bashkuar kundër Rusisë duke vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Z. Putin duhet të paguajë për agresionin dhe krimet e luftës. Një ligj i fortë për të sekuestruar të gjitha pasuritë sovrane ruse është hapi i parë.

Veprimi i SHBA-së do të dërgonte një sinjal bindës, duke nxitur Perëndimin të forcojë përpjekjen kolektive në mbështetje të luftës së Ukrainës për sovranitetin, territorin dhe demokracinë kundër agresionit rus.

Veprimi kolektiv tani do t’i bëjë më vigjilente edhe vendet e tjera autoritare se ka pasoja financiare të konsiderueshme nën ligjin ndërkombëtar dhe nën legjislacionin kombëtar të ri për veprime të gabuara kundër vendeve sovrane.

Paraardhëse

Maqedonasi punësohet si shqiptar në Radiotelevizionin e Maqedonisë

Pasardhëse

SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për rezervat strategjike

Pasardhëse

SHBA blen 2 milionë fuçi naftë për rezervat strategjike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.