• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Basha prej kohësh ka hapur një derë të pasme në seli”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në PD

9 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Çupi ka nxjerrë prapaskenat e forta të asaj se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në selinë e PD dhe sesi PD e ka shkatërruar ndër vite vendin.

Komenti i plotë:

“Dy shpejtësitë tragjike të PD

Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ. Si në një akt mortor, kur brenda familjes disa rendin për të kapur orën e shpallur; ndërsa të tjerë tentojnë ta mbajnë ‘edhe pak, edhe pak’ njeriun që nuk do të jetë më.

Partia Demokratike i dërgoi listat e kandidatëve 7 minuta pas orës 12.00 të natës. Në një akt kaq të fundit, brenda shtatë minutave, u shfaq gjithë tragjedia e dy shpejtësive brenda në Partinë Demokratike.

Cila ishte shpejtësia e lartë?

Kryetari legal i PD, Basha, prej kohësh ka hapur një derë të pasme në seli nga ku hyn e del për t’u fshehur jo vetëm nga gazetarët. Mbrëmë e përdori ‘tunelin’ ndërkohë që udhëheqësi i tij, Berisha, kishte humbur vigjilencën duke u ngulur në një ekran televizioni në tentativë për fshehur të vërtetën mbi listat. Në këtë copë kohe ndodhi shumëçka: U hoqën disa emra të lidhur ngushtë me Berishën dhe aktet e tij; u sajuan disa të rinj, njërin prej tyre as e kishin njoftuar se po e vinin në listë; u paketuan kandidatët dhe u dërguan në KQZ. Kush nxitonte kundër kujt. Në nxitim e sipër disa u lanë pa emër babai, ose pa ditëlindje, ose pa gjini…. Atëherë kthimi pas për në seli!- Ja kjo ishte vonesa ose ulja e shpejtësisë. Mëngjesi u hap i mugët për PD. Kush mund t’i besojë kësaj qenieje që edhe ditën e fundit nuk di ku ka emrin, ku ka byzylykët, ku ka rimelin dhe me cilin do të martohet. PD kishte tetë vjet në opozitë, 3 vjet malit jashtë Parlamentit, 30 vjet në luftë me të vetët.., dhe më në fund prapë me vonesë.

Dy shpejtësitë kanë qenë tragjike për vetë PD-në dhe për fatet e vendit gjatë tre dekadave.

Shpejtësia e fillimit për të fshirë veprën ‘socialiste’.

Kjo nisi menjëherë sa nisi kompozimi i Partisë Demokratike, në vitin 1991. Objektivi i parë i saj ishte eliminimi i veprave industriale, i fermave, i vreshtave, i ndërmarrjeve, i fabrikave…, gjithçka duhej fshirë. Nisi mbi gjithçka ishte ndërtuar gjatë pesë dekadave në vend, mbi 5000 vepra; ose u dogjën, ose u. Aktet e dhunës u mbështollën me një zarf ideologjik: ‘Të mos lihet më këmbë asgjë nga Partia e Punës’. Udhëtimi i llahtarshëm i rrënimit të ekonomisë vazhdoi me të njëjtën shpejtësi edhe në fushën e ligjeve: U ngrit Universiteti Juridik i Plepave me 6 muaj, u përpilua ligji 7501 që fundosi pronën e shqiptarëve edhe për dhjetë shekuj të tjerë.

Ja kështu nisi: Shpejt dhe ngadalë.

Shpejtësia e ‘kapitalizmit shqiptar’.

Edhe kjo ‘makinë’ i ndezi motorët në mars, por në marsin e vitit 1993. Një grua me emrin ‘Sude’ ngriti kompaninë e parë të mashtrimit financiar me moton ‘më jep dy lekë, të të kthej gjashtë’. Presidenti i Republikës inauguroi aktin ‘kapitalist’ në një mbrëmje Gala me ambasadorë e personalitete në hotel Dajti, duke e shpallur këtë si ‘kapitalizmi shqiptar’. Pas kësaj rendën disa të tjerë dhe ndërtuan skemën piramidale mashtruese ‘Ponzi’. Gjithçka u krye më një shpejtësi marramendëse: Shteti vetë lau paratë e grumbulluara në kontrabandë, individët shitën shtëpitë dhe i sollën në ferr, birra e gosti pa fund… Derisa vendi ra në gropën më të thellë, 1997. Aty PD kreu aktin e luftës së armatosur kundër popullit dhe aktin monstruoz të armatosjes së gjysmës së popullsisë kundër gjysmës tjetër. Këtu ndali ora e njeriut.

3.

Shpejtësia për mbledhur gjithë qilimin e pushtetit.

Objekti ‘qilim’ më erdhi në kujtesë nga akti i ish presidentit Berisha që kur doli nga Presidenca mori me vete edhe qilimin e zyrës. Por Partia Demokratike është e vetmja gjë që nuk bëhet më-siç thonë disa dashamirës naiv ‘ta ribëjmë PD-në’ siç mund të ri thuret një qilim. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës. U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…

Herën e fundit, dmth., mbrëmë në mesnatë, ishin të gjithë të paqartë mbi shpejtësitë, secili për vete.” – ka shkruar Frrok Çupi.

Paraardhëse

Lulzim Basha e “zhduku” nga listat e PD, Klevis Balliu nuk ndalet, del para Gjykatës dhe jep mesazhin e fortë për qeverinë

Pasardhëse

Rama tregon prurjen më të re në Partinë Demokratike: Është kontribut i Bashës që e largoi nga klubet e natës mediatike

Pasardhëse

Rama tregon prurjen më të re në Partinë Demokratike: Është kontribut i Bashës që e largoi nga klubet e natës mediatike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.