• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Basha po përballet me gënjeshtrat që prodhoi çadra

26 May, 2017
në Opinion
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se po kalon orë plot tension në zyrat e Partisë Demokratike, duke provuar se produkti më I keq I çadrës, janë fakti që ai e mbështeti aksionin politik tek njerëzit e tij besnik dhe jo tek ndonjë frymë e re, që po prodhohej nga shoqëria. Servilë dhe mediokër brenda partisë dhe aleatët e vegjël të PD, të cilëve u premtoi listat në zgjedhje, janë tani problem I pazgjidhur I tij.

Aleatët e Partisë Demokratike po përplasen pikërisht për  premtimin që Lulzim Bahsa u ka bërë dy muaj më parë, kur ata tentuan të rregjistrohen në zgjedhje pa PD. Në atë kohë Basha u kërkoi të mos rregjistrohen në zgjedhje, nën premtimin se ata do të ishin pjesë e listave të Partisë Demokratike dhe duhet të mos dobësonin frontin opozitar.

Premtimi ishte I egzagjeruar, dhe mund të mos ishte bërë, por Basha në atë kohë kishte më shumë nevojë të mbante aleatët në çadër se sa të kishte një listë pa aleatët sot. Të gjithëve na dukej qesharake vajtja aty e “Kaubojsit” apo statuset përbetuese të Kreshnikut, por Basha ishte gati ti shiste për seriozitet, ngaqë ishte në hall.

Pas dy muajsh, Basha tani duhet të përballet me gënjeshtrën e vet. Ai duhet të zgjedh të mbaj fjalën dhe të shkatërroj listën e PD, ose të pranoj gënjeshtrën dhe të vazhdoj tutje pa ata.

Kur një aksion politik nuk e mbështetet mbi të vërteta, por mbi blerje aleatësh me vende në parlament, duhet dhe të paguash. Dhe tani ai duhet ti fus ata në lista, ose të paguaj koston e gënjeshtrave të tij.

I njëjti fenomen po ja rëndon dhe listat e vet PD. Po ta shikosh kush e ka të sigurt vendin në lista dhe kush nuk e ka, e kupton, se mediokriteti dhe servilizmi që u vunë në funksion të çadrës, ka fituar mbi vlerat e reja të PD biles dhe për ato pak fytyra të reja që u shfaqën në çadër. Ata duket se po shëprblehen më shumë si çakej ndaj zërave kritikë në PD, se sa vlera të nevojshme.

Nëse e shef kush e ka të sigurt emrin në krye të qarqeve dhe kush po lakohet për tu flakur, e kupton se çfarë ka prodhuar çadra.

Profili i 12 kryesuesve të sigurtë të qarqeve, është një shpjegim I pafjalë I pafuqisë së kryetarit të Partisë Demokratike për ti ikur mediokritetit dhe figurave banale të Partisë Demokratike.

Disa prje tyre edhe sikur të përfliten si mbështetës të PD, të prishin punë dhe jo më të jenë në krye të qarqeve.

Marrim për shembull faktin që  Lulzim Basha ka konfirmuar në krye të Qarkut të Kuksit Flamur Nokën, një figurinë qesharake, I cili nëse nuk do të kishim një prokurori të pakapur poltikishtë, nuk do të ishte më deputet. Është një person që ka pranuar se UDB I ka kërkuar të kthehet në Shqipëri dhe të bashkëpunoj me të, dhe që këtë nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, çka përbën vepër të pastër penale dhe humbje të mandatit të deputetit. Është ministri i brendshëm me bilancin më të keq sa i përket vrasjeve në Shqipëri, sidomos vrasjeve të komisarëve prej kriminelëve, edhe pse qëndroi vetëm një vit në krye.  Brend akëtij viti ai po ashtu arriti të bëj pasuri të pajustifikuara dhe apartamente luksoze në vendet më të shtrenjta të Tiranës.

Qarku I Kuksit është bastion I PD, dhe natyrisht PD mund të dal forcë e parë, por të përdorësh një qark të sigurtë të PD për të mbajtur në politikë vulgaritete të tilla , do të thotë të asgjesosh çdo shpresë për ndryshim në PD.

E njëjta gjë mund të thuhet për atë që është shpallur si I pari I qarkut të Dibrës, Gent Strazimiri. Konfliktual me stukturat e partisë dhe servil para kryetarëve të saj, ai ka një bilanc shetitës shkretues për PD, që nga Tirana në Krujë e tani në Dibër. Njësoj mund të thuhet dhe për dyshen Bozdo-Pollo në Korcë që përfaqësojnë një fraksion hileqar brenda PD, që po mbijeton fal servilizmit personal ndaj Bashës.

Ky produkt politik ëshët fal mënyrës se si Basha e organizoi aksionin politik në çadër, duke u bazuar tek mercenerizimi I PD, aksioni I paguar nga bota e kriit q ëtnai po e depërton në adminsitratën teknike, dhe blerja e mbështetjes së aleatëve të vegjël duke u premtuar vende në lista. Është kjo arsyeja që ai ka “lidh kokën me shami”, dhe nuk ja del dot me listën.

Për të gjithë ata që tani mendojnë se Basha është mbyllur në zyrë dhe sdi çtë bëj me listen, duhet ta kuptojnë se ai në fakt tani s’di ç’të bëj me çadrën dhe gënjeshtrat e saj.

Paraardhëse

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë hap dyert për studentët, oferta akademike

Pasardhëse

Duka shkon në zyrën e Bashës, firmoset marrëveshja

Pasardhëse

Duka shkon në zyrën e Bashës, firmoset marrëveshja

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.