• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha përplaset me Berishën e Kryemadhin për “zgjedhoren” dhe flirtet me Ramën, kërkohet të nisin protestat më 20 shkurt

11 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rikthehen sherret dhe përplasjet brenda opozitës. Ashtu siç gazeta e deklaroi para disa ditësh se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë zhgënjyer me strategjinë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditët e fundit tensionet mes tyre kanë arritur kulmin. Burime të sigurta i pohuan gazetës se pak ditë më parë në mbledhjen që kryedemokrati Basha ka zhvilluar me aleatët, ka pasur debate të ashpra. Protagoniste ka qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila mësohet se i ka kërkuar llogari liderit demokrat për reformën zgjedhore dhe për flirtet që ai po bën me kryeministrin Edi Rama.

Përplasjet PD-LSI

Sipas informacioneve, mësohet se Kryemadhi i është drejtuar Bashës me fjalët se je duke punuar në prapavijë me mazhorancën për një draft të përbashkët zgjedhor, ndërsa i ka kërkuar që të tërhiqet nga këto marrëveshje të fshehta, pasi LSI nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Madje, mësohet se zonja Kryemadhi ka shkuar deri atje sa ia ka bërë të qartë Bashës se opozita duhet të dalë me një draft të sajin sa i takon reformës zgjedhore dhe se ata nuk duhet të jenë vasalë të Edi Ramës. Po ashtu, mësohet se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë mbledhje së aleatëve me tone të ashpra ka akuzuar shefin e selisë blu se ai ka braktisur kauzën opozitare dhe se nuk duhet që t’i ndalonte protestat kundër qeverisë. Në këtë pikë, mësohet se Kryemadhi i ka kujtuar Bashës se djegia e mandateve u bë vetëm me synimin për të protestuar që të rrëzonin Ramën nga pushteti, ndërsa i ka kërkuar rikthimin e tubimeve si e vetmja kartë që ka opozita për të provokuar zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, ajo që e vërteton se LSI është kundër flirteve të Bashës me Ramën është një deklaratë e bërë dje nga ish-deputetja Kejdi Mehmetaj. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për mediat u shpreh dje se Lëvizja Socialiste për Integrim se Shqipëria nuk ka nevojë për një marrëveshje mes të mëdhenjve, por për një pakt transparent.

“Unë nuk mendoj që ka më vend për marrëveshje ndërmjet të mëdhenjve. Shqiptarët nuk kanë më nevojë për marrëveshje individësh apo të mëdhenjsh, akoma më tepër kur LSI-ja në ditën që ne flasim është një realitet i fortë politik, po flasim për një parti politike e cila ka fituar 19 mandate në zgjedhjet e kaluara, zgjedhje të bëra me zotërinj si Qerimaj etj. Me zgjedhje të komprometuara nga administrata publike. Pa dyshim ne jemi një realitet politik. Unë mendoj që nuk duhet të vazhdojmë më ti fryjmë këto diskutimet e marrëveshjes që bëhen midis dy njerëzve. Shqipëria sot ka nevojë për një marrëveshje të bërë në sytë e shqiptarëve, me transparencë dhe me konsensus të gjerë”, deklaroi Mehmetaj.

Basha përplaset me Berishën

Por burime shumë të sigurta të gazetës, i pohuan gazetës se ditët e fundit edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka rritur presionet ndaj kryedemokratit Basha, duke i kërkuar llogari për aksionin opozitar dhe sidomos distancimit nga protestat anti-qeveritare. Mësohet se ish-kryeministri i ka bërë thirrje kryedemokratit Basha që të nisë sa më shpejt protestat kundër qeverisë, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga ekzekutivi. Madje, mësohet se Berisha i ka vënë afat Bashës që goditjen finale Ramës t’ia japin në 20 shkurt të vitit 2020, duke qenë se 29 vite më parë në të njëjtën datë u rrëzua regjimi komunist falë revoltave popullore. Ndërkohë, mësohet se Berisha i ka kërkuar Bashës që të mbështesë presidentin Meta në betejën me qeverinë.

Paraardhëse

Opozita e re ngre alarmin: Rama dhe Basha marrëveshje të fshehtë, reforma zgjedhore nuk kalon pa votat tona

Pasardhëse

Firmoset marrëveshja, Rama: 500 shtëpi të reja do të ndërtohen në Laç me porosi të presidentit Erdogan

Pasardhëse

Firmoset marrëveshja, Rama: 500 shtëpi të reja do të ndërtohen në Laç me porosi të presidentit Erdogan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.