• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha paralajmëron Ramën nga Cërriku

4 June, 2017
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Cërrik, ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të PD-së, Basha tha se është koha që shqiptarët të marrin fatin në dorë, dhen të heqin Edi Ramën nga pushtetit.

Nga Cerriku kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sërish debat kryeministrit Rama për premtimet e pambajtura në këto katër vite. Sipas tij Rama gjen kohë të luajë futboll e basketboll, por jo për tu përballur në debat.

“Ja tek jemi prapë bashkë siç kanë qenë këto katër vite të vështira, për banorët e Cërrikut. Sa herë jemi takuar në shtëpitë tuaja, në fermat tuaja, dhe asnjëherë të vetëm nuk patëm mundësinë të këmbenim një lajm të mirë por vetëm hallet, dhe brengat që iu pllakosën. Sipërmarrësit i kamë gjetur me dyqanet të rrënuara. Nuk i harroj lotët e nënave kryefamiljare në pamundësi për të paguar faturat.

Këto kanë qenë hallet tuaja. Bashkë i kemi prekur, unë e kamë prekur dhimbjen tuaja, dhe unë e kamë ndjerë dhimbjen tuaja. Ju e kthyet këtë dhimbjen në një burim të pashtershme vendosmërie. 90 ditë betejë dhe sot jemi në një realitet krejt ndryshe, Republika e vjetër po zbresë, ajo ka kapitulluara.

Republika e Re do të thotë t’i japim fund maskaradës së vjetër. E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll?. Kam një javë e gjysmë që e thërras për debat. Asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, përgjigjen ua ka borxh qytetarëve shqiptarë. A ka patuar një vend të vetëm pune të hapur këto katër vit në Cërrik? Kush paguan më pak taksa?. Ky është realiteti, këto janë koshat që ua ke bërë popullit tënd. I shkatërrove ekonomikisht. Tani u thua merrni kredi në banka. E pra çdo kush mund të luaj basketboll, po Rama ka shënuar kosh pas kosh, kundër papunësisë, kundër shëndetësisë. Kjo shfaqe do të mbarojë me 25 qershor. Është radha e banorëve të Cërrikut, të Klosit, me 25 qershorit është radha e shqiptarëve t’i bëjnë kosh Edi Rames dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do të ndryshojmë republikën, kushtetutën. Republika e Re është Republika ku asnjë politikan nuk iu bën dot më kosh. Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli do të zgjedhë deputetët dhe kryeministrin, por po kështu populli do të mund ti shkarkojë ata me votë para fundit të mandatit nëse nuk mbajnë premtimet”, deklaroi Basha.

Paraardhëse

10 emrat që kualifikohen për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pasardhëse

Gjiknuri ne Qeparo: Ne shkaktuam tërmet politik

Pasardhëse

Gjiknuri ne Qeparo: Ne shkaktuam tërmet politik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.